Dy grupe të rinjsh, shumica nxënës të shkollës së Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër u përfshinë në një konflikt të dhunshëm paraditen e së premtes, 12 dhjetor.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen tre nxënës që vijnë nga rrugica dhe drejtohen për te porta e shkollës. Nga pas i ndjekin një grup djemsh, dhe aty për aty përleshen e të godasin njëri-tjetrin me grushte e sende të forta. Janë këto pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në zonë, të siguruara nga Report TV.
Njw person qw dallohet nw video me xhup të kuq nxjerr thikën dhe fillon të godasë kundërshtarët me thikë. Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk mori plagë të rënda. Në pamje gjithashtu, shihen dhe të plagosurit, që fshijnë gjakun nga fytyra.
Sherri i dhunshëm ndodhi përpara shkollës rreth orës 11:10 në lagjen në lagjen “Kongresi i Përmetit” kur nxënësit duhet të ishin në mësim. Disa kalimtarë të rastit, duket se janë të pafuqishëm për të ndërhyrë. Konflikti zgjati për afro 1 minutë e 20 sekonda. Më pas dy grupet largohen nga hyrja e shkollës dhe ndjekin njëri-tjetri nga pas nëpër rrugica. Janë pamje dramatike këto që demonstrojnë dhe një herë agresivitetin e adoleshentëve, që nuk hezitojnë të dëmtojnë njëri-tjetrin me thikë apo sende të forta.
Rrethanat e motivet e konflikt ende nuk janë sqaruar. Policia e Shkodrës, paraprakisht njoftoi se në spital kanë mbërritur tre persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Dy prej të plagosurve janë vëllezër dhe mësojnë në shkollën “Shejnaze Juka”. Ndërsa agresori që goditi me thikë është identifikuar por ende nuk është vënë në pranga. Të përfshirë në sherr janë dhe persona në moshë madhore, të cilët policia po punon për t’i identifikuar.
“Rreth orës 11:10, në lagjen "Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër). Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes ka mbetur xhupi dhe kapelja e njërit prej të plagosurve. Në kapele shkruhet “Pain don’t hurt”, shprehje kjo që përdoret për të treguar trimëri e forcë.
Ky është konflikti i dytë i rëndë që shënohet në një kohë të shkurtër. Më 25 nëntor, në ish-kënetë të Durrësit u përfshinë në konflikt disa minorenë dhe pas 9 ditësh ndërroi jetë në spital, 15-vjecari Erion Boba. Autori është arrestuar, ndërsa policia tha se të rinjtë u konfliktuan pas debate që kishin në TIK TIK. Kjo platformë është ndaluar nga qeveria pas vrasjes së 14-vjecarit Martin Cani në shkollën Fan Noli para një vit, por adoleshentët vazhdojnë ta përdorin në mënyrë ilegale.
Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga sherri i të miturve në Shkodër i ndodhur ditën e sotme përpara portës së gjimnazit “Shejnaze Juka”.
Në pamje shihet se sherri është tejet masiv ku të përfshirë janë rreth 20 adoleshentë që konfliktohen me njëri-tjetrin me grushte. Në një moment, njëri prej adoleshentëve i veshur me xhup të kuq, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë disa prej personave të përfshirë në sherr.
Komente












Në Shkodër, ashtu si në gjith Shqipërinë, kan ndodhur rrahje dhe therje edhe në kohën e komunizmit. Po, shteti atëher ka vepru shpejt.
PërgjigjuPopulli i Shkodres, ngrihuni ne proteste paqesore perpara institucioneve arsimore dhe qeveritare ne vend, per te kerkuar mbrojtjen e femijeve ne shkolla. Pa proteste nuk ndryshon gje dhe mund te jete ky dhe femia juaj neser. Nje forme tjeter eshte dhe bojkotimi i mesimit derisa te merren masat e duhura te sigurise ne cdo shkolle.
PërgjigjuNè kètè Shqipèrinè tonè,,,KONTIGJENTI I KRIMIT,,,"drejton" vèndin. Ish kryeministra e presidentè, ish ministra dhe sot ministra dhe zv/kryeministra, popullojnè burgjet ose thènè mè shkoqur shqip,,,,spitalet e burgjeve,,,sepse kèta "trima dhe pashallarè" kur janè nè zyrat e shtetit qè duhet ti shèrbenin nè fakt,,,,shndèrrohen nè lepuj dhe pacientè spitalesh,,sapo i ballafaqon me rezultatin e hajdutllèkut tè tyre. Kèta,,janè "frymèzuesit" e asaj forme tè qytetarit shqiptar dhe ndjenjès sè shenjtè ndaj shtèpisè tènde, atdheut,,,,VIDHE, PLAÇKITE, PÈRÇUDNOJE. Nè televizionet e tallavasè nè darkè,,,rinia sheh "idhujt" e tjerè,,,ata tè semaforeve dhe Toni Montanat e "suksesit tè shpejtè". Nga njèri emision i degjeneruar, nè tjetrin. Familja shqiptare,,,,e gjakosur,,,jep shpirt nè dysheme,,,dhe askush nuk dèshiron as ti hedhè njè sy sepse mund tè kemi probleme me ndèrgjegjen mbase, apo me atè ndjenjèn tjetèr,,,atè tè DÈSHTIMIT TOTAL. Dhe qè tè mos ndodhè pikèrisht kjo,,,ballafaqimi me dèshtimin tonè,,,,ne vazhdojmè "rrugètimin tonè", njèlloj si ai guri qè dikush e rrokullisi nè humnerè. A ka dikush mè pyetje,,pse fèmijèt tanè,,,nè vènd qè tè marrin dije nè shkollat ku shkojnè,,,,provojnè mprehtèsinè e kaçavidave dhe fortèsinè e levave, nè trupat e tyre tè njomè. Shqipèria, vènd shqiponjash? Shqiponja,,,nuk po shohèm mè gjèkundi,,,,,èshtè vetèm ai peshku qè qelbet nga koka dhe lumturon me aromèn e tij, tè gjithè ata qè janè tè detyruar ta shohin.
PërgjigjuJan ber 14 vjecaret me kapele me kapuca me cigare ne gor sillen gjith diten ecin e bajne levizje gangosh , nji prind se dallon femijen e tij ? Pervec prindit ska asnjeri faj , po ne ket vend prind behet gjithkush
PërgjigjuAi qe ka goditur me thike duhet te mare nje denim shembullor , pastaj dua ti shikoj gangot e leshit nese do mbajne thike me vete apo jo !
PërgjigjuShume gabim!
PërgjigjuMbase policia duhet te beje kontrolle te befasishme ne lokale, lagje, bilardo, si ne '97-en, sepse e mbajne thiken pa frike fare.
PërgjigjuNdjej thellesisht trishtim :( Djali im eshte moshatar me keta qe shoh ne video... Sjellja e rinise se sotme, ne mbare boten, eshte thuajse identike per sa i perket dhunes. Rinia e sotme nuk ka "pika referimi", kane rene vlerat morale ne familje, nuk respektohen me rregullat etj etj... Mendoj qe Ministria e Arsimit, duke pare qe ka negligjence edukimi nga ana e prinderve, duhet te organizoj seanca ne shkolla ku femijet te mund te shprehin pakenaqesite e tyre, si te reagojne ndaj bullizmit, qe dhuna ka pasoja (vdekja, jeta ne burg). Qe te tjere qe i kane jetuar keto situata te vijne dhe te deshmojne neper shkolla qe adoleshentet sadopak te ndergjegjesohen per pasojat. Sepse, dhe e them me shume dhimbje, ne kulturen tone ne vleresojme "me te fortin" atehere qe duhet te vleresojme te drejtin. Zoti ju hapte syte dhe zemren te gjitheve e qe te gjithe te kuptojme se dhuna sjelle vec humbje per te gjithe.
PërgjigjuSi ishte ajo, Shkodra e kulturës? Ne këtë vend kane ngel vetem lëpirës e barbar, iken njerëzit punëtorë.
PërgjigjuShkodra vijon të jetë e kulturës dhe nuk ka lidhje me A K sepse ai është i zbritur në qytet nga bjeshkët e Tropojës! Asgjë të keqe nuk ka ulja e tij por ka marrë edhe mentalitetin e shpellës me vete... Ok Bravo?!!
Shkodra ka qene e kultures, tani pas sbume vite shperfillje nga shteti, eshte qytet ku mezi mbijeton. Fatkeqedisht keshtu eshte.
Po ikni mer veni nje ore mesimi dajak per kete brez te felliqur.meqe si rref moma e baba..................te mesojne keto ca esht dajaku mire
PërgjigjuPolicia ti mbyte ne dru keta palaco..thyjani karriget kokes....
PërgjigjuJa si eshte kthyer Shkodra e bukur me shpellare te ulur nga Dukagjini. Prinderit duke mbjelle kanabis, dhe femijet duke dale me thika neper xhepa.
PërgjigjuMjaft perhape vrer o njeri i pavlere. U paska shku dem mundi prinderve me nje njeri si ty.
Kot ska qen shkolla e riedukimit kjo është e arrdhmja e Shqiperis .këtu duket duket sa merren prindërite fëmijët e tyre
Përgjigju