TIRANË- Një konflikti fizik i ndodhur mes dy fqinjëve në rrugën "Kastriot" rreth orës 16:10 të ditës së sotme ka përfunduar me plagosjen më thikë të njërit prej tyre.
I plagosuri, një 23-vjeçar me iniciale G.F. ka marrë një plagë në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i plagosjes, një 30-vjeçar me iniciale B.I është arrestuar.
Arsyeja e përplasjes mes tyre mësohet të jetë bërë një tub uji. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Komento