Sherr mes fqinjve në Peqin, goditet me mjete prerëse në qafë 62-vjeçari

Sherr mes fqinjve në Peqin, goditet me mjete prerëse në qafë 62-vjeçari

Makinë policie

Një sherr mes dy fqinjve është regjistruar këtë mesditë në Peqin, duke përfunduar me plagosjen e një 62-vjeçari. Ka qenë policia, që ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin 'Karthnek', ku dy fqinjët Osman Tabaku dhe M.T., janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Pas sherrit, 58-vjeçari Tabaku ka goditur me mjete prerëse në qafë 62-vjeçarin M. T., duke i shkaktuar plagë. 

Njoftimi i policisë:
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes fqinjëve. Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë se në fshatin "Karthnek", Peqin, ka një konflikt mes dy fqinjëve, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit si dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Osman Tabaku, 58 vjeç, banues në fshatin "Karthnek" , Peqin, i cili kishte goditur me mjete prerëse fqinjin e tij shtetasin M.T., 62 vjeç, banues në fshatin "Karthnek", Peqin, duke i shkaktuar plagë në qafë.

I dëmtuari është trasportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, "Plagosje”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka