Sherr mes shqiptarëve, vritet me thikë 23 vjeçari në Athinë/EMRI

Sherr mes shqiptarëve, vritet me thikë 23 vjeçari në Athinë/EMRI

Foto ilustruese

Një 23 vjeçar shqiptar është ekzekutuar gjatë natës së 25 prillit në shëshin e lagjes “Exarchia” të kryeqytetit grek. Sipas informacioneve të policisë, viktima është Mihal Kapurani nga Korça. Sipas burimeve policore, viktima u sulmua nga agresorët në sheshine lagjes, pas një konflikti ende të paqartë mes 3 bashkëmoshatarëve të tij.

Fillimisht viktima është goditur me levë dhe më pas me thikë. Ai ëshjtë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme por nuk ka mundur t’ju shpëtojë plagëve të marra. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, viktima ishte një person pa problem dhe I punësuar. Autoritetet thanë se kanë indentifikuar emrat e ekzekutorëve.

Bëhet fjalë për një shtetas me origjinë nga Përmeti, banor i Athinës, si dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë me banim në Shqipëri, të cilët kanë hyrë në kufirin grek pak ditë më parë.

Identitetet e të dyshuarve u janë dërguar pikave kufitare me Shqipërinë, si dhe Policisë shqiptare. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia