Sherr mes të dehurve në një lokal në Gramsh, një i arrestuar! Policia u njoftua për pengmarrje, por ishte mashtrim

Sherr mes të dehurve në një lokal në Gramsh, një i arrestuar! Policia u njoftua për pengmarrje, por ishte mashtrim

Një konflikt mes disa personave të dehur ka ndodhur në Gramsh, ku si pasojë një person është arrestuar, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa janë proceduar penalisht edhe 4 persona të tjerë të përfshirë në konflikt.

Policia thotë se fillimisht u njoftua nga një person pjesëmarrës në sherr se i kishin marrë peng të vëllain në makinë. Por kjo rezultoi të mos ishte e vërtetë, ndaj blutë e Gramshit vunë në pranga 30-vjeçarin që bëri denoncimin.

Njoftimi i policisë

Në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, vihet në pranga 30-vjeçari, shpallet në kërkim një 31-vjeçar, si dhe procedohen penalisht edhe 4 personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Ndëshkohet me masë administrative për shkelje të protokollit të sigurisë pronari i lokalit ku ndodhi konflikti.

Shërbimet e Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit për një konlikt mes disa personave në një lokal dhe se shtetasi që njoftoi Policinë pretendonte se i kishin marrë me forcë në mjet të vëllanë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli, me qëllim kapjen e personave që pretendohej se kishin marrë forcërisht 33-vjeçarin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit A. B. e F. B. kishin konsumuar pije alkoolike në një lokal, bashkë me shtetasit E. B., S. K., A. M. dhe O. D.

Gjatë konsumimit të pijeve alkoolike, në lokalin e shtetasit O. D., këta shtetas janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime të lehta fizike.

33-vjeçari, shtetasi F. B., i cili u kallëzua nga i vëllai se ishte marrë forcërisht nga dy persona, kishte shkuar në banesë dhe nuk qëndronte pretendimi i vëllait të tij

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  E. B., 30 vjeç, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, "Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. K., 31 vjeç, banues në Gramsh.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësise publike”, edhe shtetasit A. M., 27 vjeç, F. B, 33 vjeç, A. B., 34 vjeç dhe O. D., 30 vjeç.   

Ndërkohë pronari i lokalit, shtetasi O. D., në zbatim të Aktit Normativ do të ndëshkohet edhe administrativisht për shkelje të protokolleve të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë