Një 27-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në Durrës, pas u përfshi në një konflikt me disa persona të tjerë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 13, pranë xhamisë me katër minare, rreth orës 15:50, ndërsa në konflikt u përfshinë pesë persona.
I plagosuri është identifikuar si Endi Nekaj, i cili është goditur në kraharorë, por fatmirësisht nuk i ka prekur zemrën.
Ai është shtruar në reanimacion, ndërsa katër personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në polici.
Nuk dihet ende motivi i konfliktit mes të rinjve, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.