Një rast dhunë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm  në Bulqizë. Dhionis Hysa 28 vjeç, banues në Bulqizë ka ushtruar dhunë fizike ndaj  babait të tij H. Hysa 60-vjeç. Konflikti midis tyre ka ndodhur  pas një grindje të momentit.

Pas ngjarjes, i ati ka denoncuar të birin për dhunën e ushtruar, ndërsa policia e ka arrestuar. Gjatë marrjes në pyetje, edhe familjarët kanë deklaruar se djali ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorise së  Rrethit Gjyqesor Diber per vepren penale “Dhune ne familje“.

a.m/shqiptarja.com