TIRANE - Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në periferi të Tiranës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Tufinë, tek banesat e komunitetit rom, ku disa persona janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë shtetasin V. P. rreth 30 vjeç.
Polici identifikoi autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasi E. M., i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se bashkëautor në krim ka qenë dhe shtetasi F. A., daja i autorit të dyshuar të plagosjes.
Ndërkohë policia e Tiranës po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com