BILISHT-Një konflikt mes dy personave mbrëmjen e sotme ka përfunduar me një të plagosur.

Emiliano Muci rreth 25-vjeç është qëlluar në qafë dhe në bark pas sherrit, ndërsa u transportua me shpejtësi në spitalin e Korçës dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet autori i krimit, ndërsa po punohet për identifikimin, arrestimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.