KËLCYRË-Një 35-vjeçar është arrestuar, pasi pas një debati ka kanosur të atin. I arrestuari është A. B. 35 vjeç, banues në fshatin Ballaban, Këlcyrë.
Sipas policisë ai kanosi babanë e tij, T. B. 66 vjeç. Sapo ka marrë njoftimin, policia njofton se ka shkuar në vendngjarje duke parandaluar një krim të mundshëm në familje.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.
Komento