Sherr në Himarë, u konfliktuan me dy vëllezer dhe i kërcënuan duke qëlluar me pistoletë në ajër! Në pranga 2 persona, nën hetim 2 të tjerë

Një konflikt i nisur për motive të dobëta ka agravuar në një sherr të ashpër mes pesë personave në Himarë. Dy kushërinj, njëri nga të cilët është vënë në pranga ndërsa tjetri është ende në kërkim  pasi janë konfliktuar me dy vëllezër, i kanë kërcënuar këta të fundit duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Një konflikt i nisur për motive të dobëta ka agravuar në një sherr të ashpër mes pesë personave në Himarë. Dy kushërinj, njëri nga të cilët është vënë në pranga ndërsa tjetri është ende në kërkim janë pasi janë konfliktuar me dy vëllezër, i kanë kërcënuar këta të fundit duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në plazhi e Bunecit, në Himarë, ku pas marrjes së njoftimit se disa persona të armatosur po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Sipas njoftimit të policisë sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta mes dy kushërinjve E. V. dhe A. V., të cilët janë konfliktuar fillimisht fizikisht me dy vëllezërit N. L. dhe A. L.

Pasi janë zënë me njëri-tjetrin, dy kushërinjtë kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për të kërcënuar dy vëllezërit.

Për pasojë janë vënë në pranga 2 persona,  2 janë lënë nën hetim ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Konkretisht E. V., 42 vjeç, banues në Himarë, u arrestua për armëmbajtja pa leje, kanosje dhe plagosje e lehtë me dashje.

42-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, në ruajtje nga shërbimet e Policisë, pasi ka pësuar dëmtime fizike gjatë konfliktit.

Sa i përket dy vëllezërve të përfshirë në konflikt, njëri prej tyre u arrestua ndërsa tjetri u la nën hetim.

N. L., 44 vjeç, u arrestua për fshehje të së vërtetës dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut.

Ndërsa, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për A. L., 38 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e N. L. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu, ndërsa në banesën e E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 krehër arme zjarri pistoletë, 1 shënjestër optike për snajper. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar 1 automjet tip “Audi” dhe 1 aparat celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit

VIDEO/ Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit