KUKËS-Një sherr mes tre personave paraditen e sotme ka përfunduar me një të plagosur në fshatin Varen.

Dy persona me inicialet D.B. dhe U.B. pas debatit të fortë verbal dhunuan me sende të forta 34-vjeçarin me inicialet L.L. I dëmtuari po merr mjekim në  spitalin e Kukësit dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e autorëve.