SHKODËR- Një 51-vjeçar ka mbetur i vdekur orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një sherri në Vaun e Dejës që çoi deri në përdorimin e armës. Agron Metushi, 51-vjeç është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një 37-vjeçar.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës. Metushi dhe autori i dyshuar Alfons Palushani njiheshin me njëri-tjetrin prej kohësh. Ata kanë qenë së bashku duke pirë alkool deri në 3 të mëngjesit në lokalin e fshatit. Për motive që nuk dihen, ata kanë debatuar me njëri-tjetrin. Më pas autori ka marrë armën pranë lokalit në banesën e tij dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit duke e lënë të vdekur 51-vjeçarin. Report Tv mëson se viktima ishte tregtar në zonën e Shelqetit.
Ndërkohë, 37-vjeçari pasi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi Metushin është larguar nga vendi i ngjarjes. Uniformat blu po punojnë për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
51-vjeçari Agron Metushi u qëlluar për vdekje në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur në lokalin që Report Tv sjell me video. Autori Alfons Palushani ka qëlluar drejt 51-vjeçarit duke e lënë atë të vdekur. Në pamje shihet edhe xhami i thyer në lokal nga breshëria e kallashnikovit.
Foto ilustruese
Agron Metushi që u vra në orët e para të mëngjesit në Vaun e Dejës dhe i dyshuari për vrasjen, Alfons Palushani njiheshin me njëri tjetrin. Report Tv mëson se viktima ishte tregtar në zonën e Shelqetit.
Përpara ngjarjes, ata kanë qenë së bashku duke pirë alkool deri në 3 të mëngjesit në kafenenë e fshatit ku kanë debatuar me njëri tjetrin. Autori, banor i zonës ka marrë armën pranë lokalit në banesën e tij dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit duke e lënë të vdekur Agron Metushin.
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar orët e para të mëngjesit. Report Tv mëson se viktimë ka mbetur Agron Metushi, 51 vjeç, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi nga Alfons Palushani, 37 vjeç.
Popull i eger! Popull barbar! Popull primitive! S’behet ky vend! Edhe ate vajzen 9 vjece qe e vrane mbreme ne Liverpool besoj se shqiptaret e kane vrare sepse vetem ata, me falni desha te them vetem neve, bejm vrasje. Efharisto! (Kujdes forumet ju ushtaret e mi sepse me kane thene qe keni humbur vigjilencen dhe keni treguar se jane forumet tona! Jane forume me vlere, jo vetem per propagand por sidomos per kurthe me biseda kompromentuese qe me vone i perdorim per shantazh.)
PërgjigjuNje shtet i drejtuar nga derrat, lajme derrash do kemi cdo dite.
PërgjigjuAlkoli der ne 3 te mengjesit asht gja shum e mir . Bravo
PërgjigjuDuhet te vendoset nje ligj qe dy egersira nuk duhet te qendrojne bashke , ne jemi si komb egersira te kohes se gurit te pa latuar keshtu qe duhet te jetojme ne male te ndare tek e tek se ska rruge tjeter !
Përgjigju