KORÇE-Një person është paraqitur në spital me dëmtime në kokë, ndërsa sipas burimeve nga policia dyshohet të jetë goditur me mjete të forta në një nga lokalet e qytetit pas sherrit.
Ende nuk dihet se sa persona janë konfliktuar me njeri-tjetrin përderisa dëshmia e të plagosurit mbetet e paqartë për policinë pasi i plagosuri është i dehur.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Komento