Një debat për motive banale ka shkaktuar sherr me kaçavida në qendër të qytetit të Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:20, në rrugën "Jakova Xoxa". 29-vjeçari i identifikuar si R.Ç., pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, 40-vjeçarin e identifikuar si F. Sh., 40 vjeç, i cili është dëmtuar në dorë.
Pas shërrit, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka gjetur një cekan, një kacavidë dhe kapuç. Në komisariat është shoqëruar 29-vjeçari.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.î