Një ngjarje ka ndodhur në Mirditë, ku 4 vëllezër kanë goditur me sende të forta një 54-vjeçar.
Policia njofton se rreth orës 13:45, në spitalin rajonal të Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dëmtuar fizikisht, shtetasi B. N., 54 vjeç, banues në fshatin Thirrë, Mirditë, i cili më pas është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për asistencë mjekësore më të specializuar.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 54-vjeçari është dhunuar fizikisht nga shtetasit N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.
Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera deri më tani, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar ditën e sotme për shkak të një konflikti për motive të dobëta që ka ndodhur ndërmjet tyre para disa kohësh.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.