KORÇË- Një sherr ka ndodhur në një lokal në Korçë. Pas një debati për motive të dobëta, tre persona kanë goditur me sende të forta një 30-vjeçar banues në Tiranë.
Ai është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ndërkohë tre autorët e dyshuar të ngjarjes janë shoqëruar nga policia.
“Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.