SARANDË- Një konflikt është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Një 43-vjeçar dhe një 38-vjeçar janë zënë në një lokal në Sarandë. 38-vjeçari E. G., ka goditur me thikë 43-vjeçarin, S. N.
Konflikti mes tyre dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim 38-vjeçari, pasi ky i fundit u largua menjëherë nga vendngjarja.
43-vjeçari është dërguar në spitalin e Sarandës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me këtë rast.
Komente











