Debati për muzeum hebraik të Vlorës nuk ka qenë asnjë ditë një debat, për të cilin po shitet. Sikur është një diskutim mbi klubin Labëria apo mbi kualifiket urbane të ndërtimit.
Edhe kësaj here po përdoret ultimatumi si kërkesë; pezullo punimet! Shto këtu edhe protestën, ku është përfshirë politika që ndodhet në protestën e flamingove, duket si një betejë për jetë a vdekje për një gjë q ënuk është çështje shqiptare.
Por një kauzë, apo argument i importuar nga jashtë, për të imponuar nëpërmjet mbështetjes financiare vendimet që duhet t’i marrë Shqipëria.
Debati për Vlorën nisi rëndë që në fillim, kur emra të rëndësishëm të politikës trazoi mjedisin me një gjuhë antisemite, që nuk kishte lidhje jo thjeshtë më çështjen por edhe me logjikën normale.
Një ish-kryetar bashkie i Vlorës, zyrtar i Partisë Demokratike, i zgjedhur gjatë kohës së piramidave, i larguar nga Shqipëria, i hodhi benzinë zjarrit, duke agresuar bashkëqytetarën e tij Ana Kohen, për një intervistë që nuk ishte aktuale.
Ana Kohen, intervistën për Rudina Xhungën e kishte dhënë disa vite më parë, ku fliste për Vlorën, historikun e ardhjes së familjeve hebreje, që u bënë pjesë e rëndësishme e jetës së Vlorës.
Pra, diskutimi nuk bëhej për një fakt aktual, ku polemika edhe mund të vijë natyrale si pasojë e përfshirjes në debat.
Ishte rimarrje e një interviste shumë të vjetër, për të stisur një kauzë. E cila nuk ka lidhje as me kauzën e as me Vlorën, por as me Shqipërinë.
Më pas ky i ashtuquajturi debate vijoi, duke hapur të ashtuquajturin problem të ekzagjerimit të jetës hebraike në Vlorë.
Pse protestohet kundër muzeut hebraik? Shikohet qartë nga qarqet që e nisin dhe e shtyjnë. Janë qarqet e islamit politik të mbështetura nga Turqia, e cila me Izraelin ka një betejë politike.
Po pse duhet të jetë betejë për shqiptarët? Shqipëria, për ironi të fatit jo falë kësaj klase politike po asaj komuniste është më avanguardë se të gjithë vendet Europiane karshi Palestinës dhe nuk ka përse të ketë pikë ndjenje faji.
Jo vetëm se i ka mbushur me predha, kallashë e tritol, si dhe mësuar ushtarëve të Jaser Arafatit si të përdorin luftën guerrile, që ai e quajti Intifada, Shqipëria e ka njohur juridikisht Palestinën në 1991.
Ndërkohë Franca, Spanja, Britania e Madhe etj, e njohën vetëm pak kohë më parë e vetëm si një reaksion politik.
Pse Shqipëria duhet të bëhet një shesh për përshesh për një betejë që nuk është e saj. Palestinezët vetë, përkatësisht ambasada e Palestinës që është në Tiranë prej 38 vitesh nuk ka asgjë me politikën shqiptare, përveç mërzisë për marrëdhëniet me Izraelin. Natyrisht nuk është punë e saj kjo dhe nuk e ka shprehur, por beteja kundër hebrenjve së paku publikisht përse duhet të bëhet në Vlorë.
Ka vetëm një arsye? Për interes të një fuqie që e bën këtë për të një betejë që është e saj, përkatësisht bëhet fjalë për Turqinë.
Po Shqipëria, qoftë edhe njerëzit që e simpatizojnë, nuk kanë përse ta implikojnë vendin tonë në një luftë që nuk i takon.
Aq më shumë kur realisht me hebrejtë ka pasur një relacion historic perfekt. Madje ne kemi figura të kulturës sonë që edhe pse hebrenj, janë të skalitur në thesarin e personaliteteve kombëtare. Rober Shvarc, filologu e përkthyesi i famshëm që na solli në shqip ajkën e letërsisë klasike botërore në mizërinë e diktaturës është një nga kolosët e shqipes. Një fannol tipik, apo së paku një dishepull i tij. Siç ishte më pas kanadezo-gjermani Robert Elsie e emra të tjerë që po i futemi këtij diskutimi që duket filologjik, por në të vërtetë është gjeopolitik, i jep arsye ndalimit të kësaj beteje të keqe, madje që kundërmon antisemitizëm anadollak.
Për ta shtyrë më tej këtë diskutim, kur në këtë ndërmarrje është një organizëm amerikan si AADF, e ku po në Vlorë është kontestimi për Zvërnecin e Sazanit, ku kanë një pjesë të rëndësishme të investimit amerikan, çështja bëhet serioze.
Se i ashtuquajturi debat nuk bëhet le ta zëmë për formën e përmbajtjes së investimit, por sulmohet një actor si amerikanët e AADF dhe izraelitët, që në këtë rast nuk janë as aktorë.
Mirë Turqia, apo edhe aktorë të tjerë mund ta luajnë këtë lojë se janë në të drejtën e tyre, por pse futen aktorë lokalë si proxy? Kjo pyetje është e njëjtë edhe sin ë rastin e Flamingove, që siç ndodhi nuk është çështje e jona, por agjendë anti-trump. Po antizemitizmi? Ndërkallja e elementeve politikë shqiptarë, përkatësisht të Tiranës, i fu tata në një lojë që në fund të fundit ka nevojë për shpjegim, jo të fshihen pas kauzave të rreme.









Komente
Komento