Sherr në një lokal në Sarandë, plagoset me thikë 35-vjeçari! I dënuar më parë për vrasje, nga burgu kërcënonte një vajzë në ‘Facebook’

SARANDË- Një plagosje me thikë është regjistruar në Sarandë. Një 35-vjeçar, i identifikuar si Besmir Uka, nga Laçi,  ka mbetur i plagosur. Ngjarja është regjistruar pak pas mesnate, në një lokal të sapo inauguruar në Sarandë. Sherri mes dy të rinjve fillimisht ka filluar në lokal dhe më pas është zhvendosur në rrugën përpara lokalit, ku 35-vjeçari Besmir Uka është goditur me thikë.

Uka është transportuar në Spitalin Rajonal të Sarandës dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se sherri ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Policia ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes, i cili quhet Ermir Shabanaj, 37 vjeç nga Tirana dhe është shpallur në kërkim. Po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kush është Besmir Uka dhe Ermir Shabanaj?

I plagosuri Besmir Uka dhe autori rezultojnë të dy me precedent të mëparshëm penal. Uka është dënuar për një vrasje të ndodhur vite më parë në Sarandë. Pas një sherri në kazino, Uka për vetëmbrojtje ka qëlluar për vdekje Edmond Mullain. Uka e ka kryer dënimin për këtë vrasje. Sakaq, gjatë kohës që ndodhej në burg, Uka është denoncuar nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në “Facebook” se do ta vriste. Uka ndërkohë ka precedentë penalë edhe për “dhune në familje”, “drejtim mjeti pa patentë”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.

Sa i përket autorit, Ermir Shabanaj më 25 qershor të këtij viti është arrestuar nga policia e Sarandës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që brenda në mjet iu sekuestrua edhe një thikë. Në 2013 Shabanaj gjithashtu ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.

1666426009_shabanajuka.jpg

 

Autori Ermir Shabanaj dhe i plagosuri Besmir Uka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:23
Del FOTO, ja kush është autori i plagosjes në Sarandë

1666425894_ermirshabanaj.jpg

Report Tv ka siguruar foton e autorit të plagosjes në Sarandë. Ky është Ermir Shabanaj, 37 vjeç, i cili plagosi me thikë 35-vjeçarin Besmir Uka pas një sherri për motive të dobëta

Ora 09:43
U plagos mbrëmë, 35-vjeçari është autor i një vrasjeje në Sarandë

1666424581_besmiruka.jpg

35-vjeçari Besmir Uka i cili mbeti i plagosur një natë më parë në Sarandë rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Uka është autor i një vrasjeje të regjistruar në qytetin e Sarandës vite më parë. Pas një sherri në kazino Uka ka qëlluar për vdekje Edmond Mullain. Uka ka kryer dënimin për këtë vrasje. 

Ora 09:34
Plagosja në Sarandë, del EMRI, ja kush është autori! Ende në kërkim nga Policia

Report Tv ka mësuar emrin e autorit të plagosjes në Sarandë. Mësohet se autori i ngjarjes është Ermir Shabanaj, 37-vjeç. Policia është ende në kërkim të tij, pasi ka plagosur 35-vjeçarin Besmir Uka.

Ermir Shabanaj rezulton me precedent të mëparshëm penal. Më 25 qershor të këtij viti është arrestuar nga policia e Sarandës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që brenda në mjet iu sekuestrua edhe një thikë. Në 2013 Shabanaj gjithashtu ka qenë i arrestuar për vjedhje në Tiranë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I denuar per vrasje ??!!: 22/10/2022 13:56

    Dhe jasht ??? Po sa vite paska ber burg ky ?? Dhe nga burgu kercenonte nje vajz ??? Bravo gjykata , ishalla i provoni ju vrasin femijet tuaj pastaj lirojini

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë