Një person është qëlluar me thikë dhe sëpatë në Pogradec pas një sherri mes fqinjëve në Zagorçan. Autori, i cili u arrestua disa minuta pas ngjarjes është Fatos Çoçka, ndërsa i plagosuri është Dorjan Rusi rreth 30 vjeç. Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.
Sherri ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:45. Report Tv mëson se sherri në fillim ka nisur në lokalin e fshatit mes dy personave më pas Dorjani është larguar drejt shtëpisë ndërsa autori bashkë me djalin e kanë ndjekur nga pas duke e goditur duke i shkaktuar disa plagë.
Fatos Çoçka ka qenë bashkë me të birin në kohën kur ka nisur sherri. Inati ka qenë i vjetër pas një konflikti të disa viteve më parë. Dorjan Rusi i ka përshëndetur, ndërsa Çoçka me djalin i janë kthyer duke i thënë; kujt i flet ti more dreq dhe e kanë sulmuar me thikë dhe sëpatë.
A e kuptoni qe shqiptari nuk e ka ate kultur te mari policin,por don ti zgjidhi vet problemet.Dge ja rezultati.Duam shume shume vite te behemi si BE
PërgjigjuFundurrina fshatare
PërgjigjuNje pyetje kot keshtu ne pergjithesi kam , a ka polici ne Pogradec ?Mgjths eshte pyetje retorike se qe kur ky fshatari Veliu nuk ka lene me coban pa bere shef e drejtor dhe ka spostuar gjithe profesionistet e policise ne punera zyre apo pa kompetenca keshtu eshte bere ne gjithe Shqiperine .
Përgjigju