Një 33-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit pasi ka goditur me thikë vëllain e tij më të vogël, duke e lënë të plagosur. Sipas Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan A. S., 33 vjeç, banues në Varibob, Fier.
Ndalimi i tij - thotë policia - u bë pasi mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me thikë vëllain e tij, S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.
"Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje"", njofton policia.
-
Mos harroni se n.q.s jeni zene per pune pasurie te gjitha ketu do ngelen sdo mirni gje me vete,n.q.s jeni zene nga pija u dalçin trute se skeni mend fare.
Përgjigju











Komente
Komento