Vret shoku-shokun për një makinë. Ky konflikt mes dy djemve nga fshati Vranisht i Vlorës, ka përfunduar me ekzekutimin me armë automatik të njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të premtje, kur dy të rinjtë, Fabjon Veizaj, 23 vjeç dhe Mario Ribaj gjithashtu 23-vjeç, janë përfshirë në një sherr i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. 

Fabjon Veizaj, 23 vjeç, është qëlluar me armë automatik nga shoku i tij Mario Ribaj dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend.

Për kapjen e autorit të krimit, janë ngritur grupe të posaçme kontrolli në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë.

Ngjarja
Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një konflikt për motive të dobëta mes dy shokëve, i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve, çka ka sjellë edhe vrasjen e 23-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij. Mësohet se dy të rinjtë janë konfliktuar një natë më parë me njëri-tjetrin, por ndërhyrja e banorëve të zonës solli edhe shuarjen e sherrit mes tyre. Por, gjatë mesditës së sotme, Veizaj dhe Ribaj janë përleshur sërish deri në momentin final qësolli edhe ngjarjen tragjike. 

Motivi
Sipas burimeve, Mario Riba 23 vjec ka qenë shok me viktimën, por kjo nuk e ka ndaluar të ndërmarrë aktin kriminal ndaj tij. Te njejtat burime theksuan se sherri ka nisur një natë më parë mes dy shokëve Ribaj dhe Veizaj nisi për një automjet. Edhe pse sherri ndodhi mbrëmjen e djeshme konflikti nuk u shua por vijoi edhe ditën e sotme. Makina ishte blerë nga të dy djemtë të cilët kishin vënë paratë bashkarisht me qëllim dhe përdorimin po bashkë të automjetit. Duket se kjo e fundit është bërë shkak që djemtë të hynin në konflikt mes tyre. 

Veizaj u vra në derën e shtëpisë
Pas kësaj zënke, Mario Ribaj ka shkuar në banesën e tij ku edhe ka marrë armën e zjarrit automatik. I armatosur, ai ka shkuar te banesa e Fabjon Veizajt, kur edhe ka hapur zjarr në drejtim të bashkëmoshatarit. Fabjon Veizaj u qëllua disa herë te pragu i shtëpisë, ndërsa humbi jetën në vend si pasojë e plagëve të rënda.   

Autori në kërkim
Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit të krimit në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë.

Fabjon Veizaj dhe Marjo Ribaj
(Majtas: autori i krimit, Mario Ribaj, djathtas: viktima, Fabjon Veizaj)

Deklarata e Policisë:
Rreth orës 12:34, në fshatin Vranisht në Vlorës ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Policia e Vlorës ka shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore ka konstatuar se në fshatin Vranisht, ka mbetur i vrarë me armë zjarri "Automatik" shtetasi F.V., rreth 23 vjeç, me banim në këtë fshat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend për shkak të plagëve të rënda.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, shtetasin Mario Ribaj, rreth 23 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

Akti i krimit ka ndodhur pranë banesës së viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit të krimit në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë.

Po punohet për kapjen e tij.


 Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com