Konflikti për pasagjerët në Fierzë, pas plumbave drejt furgonit, sulm me armë banesës/ Detaje

Konflikti për pasagjerët në Fierzë, pas plumbave drejt furgonit, sulm me armë banesës/ Detaje

Foto ilustruese

FIERZENjë person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në banesën e shtetasit Lek Ndou në fshatin Poran në zonën e Malësisë së Madhe.

Ngjarja ndodhi një ditë pasi Ndou qëlloi me armë drejt furgonit të Tonin Pepkolajt, i cili po kthehej nga Tirana në drejtim të Fushë Arrëzit, pas një sherri për pasagjerët e linjës. Nga sulmi nuk janë raportuar persona të lënduar.

Arma u gjet në shtëpinë e shtetasit Lek Ndou, i cili u shpall në kërkim nga policia. Konflikti i dy familjeve ka nisur disa kohë më parë pasi djali i Lekës është konfliktuar me Tonin Pepkolajn.

Policia po punon për kapjen e Ndout dhe po heton sulmin ndaj banesës së tij që dyshohet se ka lidhje po me ngjarjen e një dite më parë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite