Zbardhet sherri mes 4 të ‘fortëve’ në Tiranë, futbollisti i Laçit në kërkim! E motra e tij përplasi makinën luksoze të Fatjon Dautit, thërret në ndihmë vëllanë e burrin

Zbardhet sherri mes 4 të ‘fortëve’ në Tiranë, futbollisti i Laçit në kërkim! E motra e tij përplasi makinën luksoze të Fatjon Dautit, thërret në ndihmë vëllanë e burrin

Makinat e përplasura në Tiranë dhe futbollisti në kërkim, Mario Barjamaj

TIRANË- E motra e futbollistit të Laçit, Mario Bajramaj, u përfshi dje në një aksident në rrethrrotullimin e TEG në Tiranë, përplasje e cila më pas solli një përplasje të dhunshme mes 4 të rinjve. Futbollisti Barjamaj 25 vjeç, është shpallur në kërkim, Fatjon Dauti 29 vjeç u arrestua në spital, ndërsa në kërkim është edhe kunati i futbollistit, Isuf Lika 24 vjeç, si edhe miku i Dautit, Adem Noreci, 29 vjeç.

‘Molla’ e sherrit pasditen e djeshme mes 4 të fortëve është bërë ky aksident i shkaktuar nga motra e Barjamajt. Ajo ka qenë duke lëvizur me makinë kur është përplasur me dy mjete të tjera, njëri po drejtohej nga një vajzë dhe mjeti tjetër që u përplas ishte një Audi A8 luksoz, me targa angleze, në pronësi të Fatjon Dauti.

Dinamika e ngjarjes merr tjetër rrjedhë, pasi fillimisht u raportua për një aksident mes dy vajzave, por burime sqarojnë për Shqiptarja.com që e motra e futbollistit ka përplasur edhe mjetin e Dautit. Ky i fundit pas aksidentit ka debatuar me vajzën, edhe pse në fakt ishte një përplasje e lehtë dhe me dëme shumë të vogla materiale.

Pas debateve me Dautin, vajza ka thirrur në ndihmë vëllanë futbollist dhe bashkëshortin e saj Isuf Lika. Dauti ishte i shoqëruar nga një mik i tij, 29-vjeçari Adem Noreci dhe janë përplasur dhunshëm me futbollistin dhe kunatin e tij. Sherri ka degraduar në dhunë fizike, ku djemtë kanë përdorur sende të forta. Me një shkop bejsbolli që kishin me vete, kanë qëlluar në xhamin e pasmë të audit luksoz të Dautit duke i shkaktuar dëme.

Nga përplasja, mbeti i plagosur mbeti Fatjon Dauti, i cili u arrestua në spital mbrëmjen e 22 gushtit, ditën kur ndodhi edhe sherri. Në vendngjarje është gjetur një armë, që sipas policisë i përkiste Dautit dhe mikut të tij. Gjatë kontrollit fizik, Dautit i është gjetur edhe një sasi kanabisi dhe ndaj tij janë ngritur akuzat "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ndërkohë, sulmuesi i Laçit, kunati i tij dhe miku i Dautit, pas sherrit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë janë në kërkim nga policia.

Barjamaj luajti të hënën në fushë në përballjen Laçi-Tirana në javën e parë të Superligës. 26-vjeçari i rritur në akademinë e Partizanit, e ka nisur karrierën në futboll te ekipi i Bylis, pas 2 vitesh te Apolonia ndërsa këtë sezon i është bashkuar Laçit në Superligë ku luan rregullisht si titullar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:44
Si plasi sherri në Tiranë, motra e futbollistit të Laçit përplasi makinën luksoze të Fatjon Dautit! Thërret në ndihmë vëllanë e burrin (DINAMIKA)

Makina e Fatjon Dautit, me targa angleze

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin detaje të reja nga sherri mes të ‘fortëve’ në Tiranë. Sherri ka nisur pas një aksidenti që ka shkaktuar motra e futbollistit të Laçit, Mario Barjamaj. Ajo është përplasur me dy automjete, njëri prej të cilit drejtohej nga Fatjon Dauti. Ky i fundit drejtonte një mjet luksoz, Audi A8 me targa angleze.

Pas aksidentit, Duati ka debatuar me motrën e futbollistit. Kjo e fundit ka thirrur në ndihmë të vëllanë dhe bashkëshortin Isuf Lika. Më pas ka plasur sherri me sende të forta, që çoi në plagosjen e Dautit.

Ora 10:10
FOTO/ Nga titullar në fushë të hënën te sherri mes të ‘fortëve’ për gërvishtjen e makinës, shpallet në kërkim futbollisti i Laçit

1724400303_mariobarjamaj.jpg

Futbollisti i Laçit, Mario Barjamaj, në kërkim

Nga titullar në fushë në ndeshjen e së hënës, futbollisti i Laçit Mario Barjamaj ka përfunduar në kërkim nga Policia e Tiranës.

Bajramaj 25 vjeç, është përfshirë në sherrin e dhunshëm mes grupit të të ‘fortëve’ në Tiranë, pas një aksidenti që pësuan dy vajza me makina luksoze.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Barjamaj është shpallur në kërkim. Barjamaj luajti të hënën në fushë në përballjen Laçi-Tirana në javën e parë të Superligës.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Fatjon Dauti, 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve Adem Noreci, 29 vjeç, banues në Tiranë, Mario Barjamaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe Isuf Lika, 24 vjeç, banues në Domje. Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi Fatjon Dauti, me shtetasin Adem Noreci, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit Mario Barjamaj, dhe Isuf Lika.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve Fatjon Dauti dhe Adem Noreci. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit Fatjon Dauti, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 23/08/2024 10:26

    Ky po qe eshte lajm…

    Përgjigju
  • Tafa: 23/08/2024 10:23

    Burgut të Shënkollit i kishte munguar një futbollist dhe sapo e gjeten! tani kampionati fillon me plotësimin e njëbëdhetëshës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti i rëndë në Durrës i merr jetën 18 vjeçarit, detajet e fundit (EMRI)

Aksidenti i rëndë në Durrës i merr jetën 18 vjeçarit, detajet e fundit (EMRI)