Sherri masiv në Durrës për 'pse më sheh' nisi në berberhane, përfundoi në përplasje mes fiseve! Ky është Klodian Daci që vrau Baboçin e i plagosi të birin

Sherri masiv në Durrës për 'pse më sheh' nisi në berberhane, përfundoi në përplasje mes fiseve! Ky është Klodian Daci që vrau Baboçin e i plagosi të birin

Shkopi i bejsbollit në vendin e ngjarjes dhe autori Klodjan Daci

TIRANË- Një shikim i shtrembër në ambientet e një berberhane në qytetin e Durrësit, ka sjellë përplasjen fizike që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve e deri në vrasjen e Armando Baboçit alias Gjini. Dy protagonistët e sherrit Klodjan Daci 19 vjeç, tashmë i arrestuar dhe Eraldo Gjini, djali i viktimës Armandos, kishin shkuar për t'u qethur në një berberhane. Por teksa qetheshin, ata kanë parë njëri-tjetrin me vështrime dashakeqase e për pasojë filluan të ofendojnë dhe qëllohen me grushte të dy së bashku. Sherri ka vijuar më tej jashtë ambienteve të berberhanës, ku Eraldo Gjini, mësohet se e ka goditur Klodian Dacin, me gërshërët, që kishte marë tek berberi, duke i shkaktuar dëmtime në dorën e djathtë.

Mandej kanë ndërhyrë persona të ndryshëm, ku i kanë ndarë dy personat e përfshirë në konflikt. Klodian Daci, ka shkuar në banesë dhe ka njoftuar vëllanë e tij më të madh, për çfarë kishte ndodhur. Të dy së bashku dhe me 8 persona të tjerë janë organizuar duke marrë armë, shkopa bejsbolli dhe leva, kanë hipur në dy makina dhe janë nisur drejt lokalit, ku qëndronte Eraldo Gjini, babai i tij, Armando, xhaxhai dhe një shoku i tij. Si pasojë e përplasjes fizike dhe sendeve të forta, Klodian Daci, ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar katër herë, duke e vrarë në vend Armando Baboçin alias Gjinin dhe plagosur djalin e tij, Eraldo Gjini.

Por nga të shtënat e armës, Klodian Daci, ka plagosur rëndë me një plumb në bark dhe shokun e tij, Enrik Tatazi. Momentalisht për këtë përplasje me armë dhe sende të forta, është arrestuar Klodian Daci, i cili akuzohet për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, shoku i tij Enrik Tatazi. Gjithashtu në pranga ka rënë Sergio Tatazi, Argit Kastrioti dhe Endri Cimo alias Bengu. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë si Enriko Gjini, xhaxhai i Eraldo Gjinit dhe Florjon Daci, vëllai i Klodian Dacit. Për të gjithë këta persona prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën e “arrestit në burg” në gjykatë. Shqiptarja.com zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, ku tregohet me detaje se çfarë ka ndodhur para se të kryhej vrasja. Sipas burimeve policore në datën 18 shtator 2020, rreth orës 17:30, Eraldo Gjini, është konfliktuar për motive të dobëta me Klodjan Daçin. Sheri ka ndodhur në dyqanin e berbehanes që ndodhet në zonën e “Floridës” në Durrës.

1600693038_WhatsAppImage20200921at14.04.09.jpeg

Klodjan Daci

Nga deklarimet e personave në konflikt si dhe personave dëshmitarë okularë ka rezultuar se Eraldo Gjini, pasi ka vajtur në berberhane, është ulur për t'u qethur, ndërkohë që në një karrige tjetër të kolegut të Shabanit, qëndronte i ulur duke u qethur Klodjan Daci. Pasi është qethur Klodjani, është afruar të lajë kokën ndërkohë që Eraldi, vijonte të qetheshe. Në shkëmbim të tyre në ambientet e berberhanës, dy personat janë parë me sy keq, duke bërë gjeste dhe vështrime dashakeqëse. Ndërkohë në debat e sipër dy personat janë kapur menjëherë me duar, duke u shtyrë. Për momentin personat janë ndarë dhe Klodjani është larguar duke dalë nga dyqani dhe vajtur tek mjeti i parkuar afër berberhanës i shoqëruar nga Serxhio Tatazi dhe një shok me emrin Mario. Pas pak nga lokali i berberhanës ka dalë dhe Eraldi, i cili afrohet në drejtim të Klodjanit dhe atje pas një debate, goditen me duar, ndërkohë që Eraldi është parë që të mbajë në dorë një palë gërshërë, me të cilën e ka dëmtuar në gishtërinjtë e dorës së djathtë, Klodjanin. Mësohet se me ndërhyrjen e personave të pranishëm, palët janë ndarë, ku gjatë rrugës për në shtëpi, Klodjan Dacit, në një moment i është zënë rruga nga një automjet që drejtohej nga Armando Baboçi alias Gjini, por në çast ka devijuar duke u shmangur dhe larguar në banesë. Në shtëpi, Klodjani duke qenë i dëmtuar në dorë, ka njoftuar vëllanë e tij më të madh,Florjon Daci, duke e vënë në dijeni për ngjarjen.

Sipas hetimeve të kryera rreth orës 18:30 të mbrëmjes Erald Gjini, ka dalë nga banesa së bashku me babain, Armand Baboçi alias Gjini dhe shokun e tij, Renato Gjoka. Ata së bashku janë ulur në ambientet e jashtme të lokalit “IDI 2005”. Pas pak në tavolinën e tyre është bashkuar edhe xhaxhai i Eraldos, Enriko Gjini. Nga verifikimi i pamjeve filmike të administruara në lokalin në fjalë, Erald Gjini dhe personat që janë ulur në tavolinë, duke të shqetësuar pasi pak çaste më vonë, rreth orës 18:55 të gjithë personat kthejnë vështrimin nga një grup personash që zbresin nga disa automjete në afërsi të lokalit. Menjëherë nga tavolina, ngrihet Enriko Gjini, i cili është fiksuar në pamjet filmike duke bërë lëvizje me duar, nga brezi e poshtë duke mbushur një armë zjarri pistoletë dhe armën, për një moment e fsheh në brez.

Pas tij ngrihet nga tavolina Eraldo dhe babai i tij, Armando Baboçi, të cilët lëvizin në ndjekje të veprimeve të Enrikos, duke lëvizur në trotuar, dalin para grupit të personave që sapo zbritën nga dy automjete. Duke iu referuar materialit hetimor, nga automjetet e parkuara kanë zbritur dhe janë afruar drejt lokalit, 10 persona të moshave të reja, ku disa prej tyre janë identifikuar si Klodjan Daci, Florjan Daci, Henriko Tatazi, Sergio Tatazi, Anxhelo Boci, Endri Cimo alias Cungu, Argit Kastrioti, kurse personat e tjerë që shikohen në pamje filmike, ende nuk janë identifikuar, thotë policia. Në konflikt personat janë përfshirë duke u goditur me grushte dhe sende të forta, ndërkohë që kanë përdorur dhe armë zjarri pistoletë. Nga pamjet filmike është fiksuar një person që ende nuk është identifikuar nga policia, që nxjerr një pistoletë nga brezi, duke e mbushur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë Florjan Daci, i është afruar Anxhelo Bocit, duke i marrë nga një çantë marsup, një armë zjarri pistoletë dhe më pas afrohet, tek Armando Baboçi,duke e qëlluar më armë zjari. Baboçi, rrëzohet në tokë i pajetë. Pas të shtënave me armë, të gjithë personat largohen me vrap. Armando Baboçi, është qëlluar katër herë me pistoletë, ku tre plumba i ka marrë në pjesën e shpatullës dhe një plumb tjetër, e ka marrë në pjesën e kofshës. Ndërkohë nga të shtënat me armë, është dëmtuar dhe djali, i Armando Baboçit alias Gjini, Erald Gjini si dhe shoku i autorit të krimit, Enrik Tatazi, i cili ka marrë një plumb në bark. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar Klodian Daci, Serxhio Tatazani, Enriko Tatazani, të akuzuar për “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe dy persona të tjerë si Endri Cimo e Argit Kastrioti janë arrestuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri_elb: 22/09/2020 12:55

    4 muaj/ne vit shkollim edukim behet ne shqiperi nga fillorja deri ne universitet...mire dhe kaq sa kriminela kemi.....ikin femijet ne 8 ne shkolle dalin ne 11 e 30 ne kushte normale tani per covid ne 10 e 15,,,lane dhe prindet injorante mire tek puna por nuk bejne dot as dhe 1 kurs profesional per karrieren dhe profesionin e tyre...kush do mbaje femijet?????vk

    Përgjigju
  • [email protected]: 22/09/2020 11:52

    Durrësi, Elbasani dhe zona Krujë-Laç, janë zonat më problematike në shqipëri

    Përgjigju
  • Iris: 22/09/2020 01:19

    Ky eshte nje rast studimi e hulumtimi per psikologet e gjithe botes.Nje veshtim I gabuar ,e ku ?-Ne berberane=kalaja e simbolit te forces mashkullore ,e burrerise,ku femrat jane Akoma te perjashtuara,sipas mendesise turkoshake,dhe ku karrigia e berberit dhe pasqyra jane per disa caste kufiri I zoterimit ,I majes se botes dhe objekti ku I pohon vetes se je burre zamani.Nje veshtim I gabuar nga nje mashkull tjeter,dhe papritur te duket vetja femer,me keq Akoma ku tjetri te invadon rrethin e UNIT rreth karriges,e Akoma me keq kur ai shikon veten ne pasqyren tende,papritur kemi nje <<pasqyre-bombe te UNIT >>,tamam si nje foto-bombe, dhe ti papritur shikon se je invaduar ne ate moment privacie me veten dhe egon tende.Rezultati =ngjarja e mesiperme.

    Përgjigju
    • eri_elb: 22/09/2020 12:51

      hahaha 4 muaj/ne vit shkollim edukim behet ne shqiperi nga fillorja deri ne universitet...mire dhe kaq sa kriminela kemi.....

  • asl: 21/09/2020 17:11

    Me ka rastisur te bej shkollen e mesme ne Durres ne vitet 1981-1984 ke stadimi ne shkollen industriale.Popull me kulture qefllinj te edukuar.Zbriten shpellaret dhe çobanet e Skraparit dhe u pagezuan durrsake.Dru me pre!

    Përgjigju
    • Qytetari: 22/09/2020 12:50

      Cfar lidhje kan skrapari ketu ..keta jan nga laci..qe ben sherr..

    • bato: 21/09/2020 21:05

      Durresi asaj kohe gelonte nga pakicat me ngjyre durrsake ka pasur ne kohen e teutes mbase se me vone jo prandaj rishikoje njehere historine o lum miku.

  • BBC: 21/09/2020 15:00

    Albanistani i çeçenave

    Përgjigju
  • nevriku: 21/09/2020 14:57

    bravo ju qofte, trima dhe sypatrembur me kobure ne brez. neser mbani kallash, kush ju shikon shtrember futjani. vend me 2 milion banore ku 90% jane budallenj

    Përgjigju
  • Scutari: 21/09/2020 14:54

    Bravo shqiptarë!! As pushtuesit nuk do t`i kishim luftuar siç po luftojme njeri-tjetrin!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Presidenti i zgjedhur është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Presidenti i zgjedhur është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës