Sherri me Bushatin, Koka: Mora
sms e telefonata nga politikanët
Ka bërë bujë lajmi i një dite më parë ku Leonard Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ka debatuar në aplikacionin WhatsApp me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Nga Durrësi, reagon për Shqiptarja.com dhe biznesmeni Leonard Koka. Nje 'reagim' erdhi dhe nga Bushati
TIRANË-Ka bërë bujë lajmi i një dite më parë ku Leonard Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ka debatuar në aplikacionin WhatsApp me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Sherri u bë publik ku të gjithë patën mundësinë të lexonin fjalët që njëri i ka thënë tjetrit.
Nga Durrësi, një ditë pasi biseda në aplikacionin WhatsApp u bë publike, reagon për Shqiptarja.com biznesmeni Leonard Koka.
Vëllai i ministrit Lefter Koka sqaron se përse i shkruajti me atë gjuhë ministrit Ditmir Bushati. Sipas tij, Bushati ka përfolur në Itali ish-konsullen shqiptare, një vajzë durrsake shumë të nderuar.
“
Para disa muajve Bushati shkarkoi nga detyra e konsulles një vajzë nga Durrësi të cilën e njoh. Ajo tashmë ka kohë që është larguar nga detyra, por ai (Bushati) vazhdon ta përflasë. Dje Bushati ishte në Milano dhe kishte zhvilluar një mbledhje me stafin e ambasadës dhe konsullatës dhe përsëri ishte marrë me ish-Konsullen duke thënë se; ajo ka martuar një prostitute 4 herë dhe gjëra të tjera. Ndaj unë i shkrova mesazhin e parë”, u shpreh Koka duke shtuar se, “
ai mendon se unë jam diplomat dhe më dha përgjigje në vend që të heshte dhe të mos përgjigjej dhe mori mesazhin tjetër me të sharë të rëndë”.
Koka thekson se është habitur ditën e sotme kur u zgjua nga gjumi me mesazhet që i kishin ardhur në telefon.
“
Kur u zgjova nga gjumi lexova dhjetra mesazhe dhe pashë thirrje telefonike nga politikanë të lartë, por nuk u jam përgjigjur. Shumica me përgëzonin, me thanë; Bravo!”.
BushatiPër këtë konflikt, Shqiptarja.com ka kontaktuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Gjatë orëve të para të mëngjesit kur mbahej seanca parlamentare maratonë mbi buxhetin, interesimit tonë, Bushati i është përgjigjur me një buzëqeshje.
Ky ishte ‘reagimi’ i vetëm i ministrit Bushati mbi përplasjen me Kokën mbi emërimet në diplomacinë shqiptare. Leonard Koka ka pranuar se SMS-të janë autentike.
Ja biseda në WhatsAapp e siguruar nga Shqiptarja qe beri jehone ne portale
(Ditmir Bushati ne nje moment dje nga seanca e parlamentit)
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47