Sherri me Imamin në 2013/ Gjenerali Lleshi s’pranoi të përdoreshin Forcat e Armatosura në fushatë, Nishani e shkarkoi

TIRANË- Gjeneral Sandër Lleshi, i emëruar nga kryeministri Edi Rama si pauses i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, ka një histori të gjatë në drejtimin e Forcave të Armatosur të Republikës së Shqipërisë. Nga posti i ministrit të Brendshëm, e ndan vetëm një dekret i presidentit Ilir Meta. Ai u shkarkua nga detyra e tij në FA, me urdhër të Bujar Nishanit më 2013, i cili ishte asokohe President. Ai mbante pozicionin e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Por cilat ishin arsyet e largimit?

Përgjigjen e ka zbuluar vetë pas shkarkimit, ku ka zbuluar përplasjet e tij me ish-ministrin e Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Arben Imami. Në një fjalim të tij, në vitin 2013, Lleshi thotë se Arben Imami ka keqpërdorur Forcat e Armatosura dhe ka kërkuar që ato të përfshihen në fushatë politike. Ata kanë patur një debat për mënyrën sesi FA duhet të drejtohej, dhe Lleshi ka këmbëngulur që Forcat Ushtarake të qëndrojnë të distancuara nga palët politike.

"Unë e them me trishtim, me dhimbje, që kjo është e vërtetë. I jam drejtuar me shkrim dhe i kam kërkuar zyrtarisht ministrit Imami që të heqë dorë në keqpërdorimin e Forcave të Armatosura jashtë funksionit të tyre. Në kohën e përshtatshme do i bëj publike dhe këto. I kam kërkuar zyrtarisht, profesionalisht dhe me një ndjenjë qytetare dhe patriote ministrit që të mos përdorë asetet ushtarake, të cilat janë të destinuara për të përballuar emergjencat civile, atëherë kur vendi ka nevojë për to, por jo në kushtet jashtë emergjencës. Në fakt po ndodh e kundërta. Po përdoren asetet e parashikuara për emergjenca civile në kushte normale."-është shprehur Lleshi në 29 maj, 2013, 4 ditë pas shkarkimit.

Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja për të cilën, Nishani e ka shkarkuar nga detyra pas një karriere 35-vjeçare.

Lleshi u shkarkua nga Nishani më 25 maj të vitit 2013, ndërkohë që shkrimtari Ismail Kadare e kishte propozuar si një kandidat për të marrë kreun e shtetit. Lleshi sqaronte në fjalimin e tij pas shkarkimit, se largimi i tij nga FA, lidhej me mënyrë e funksionimit dhe parimet e drejtimit të FA.

"Nuk bëhet fjalë për një zhvillim të ditëve të fundit, bëhet fjalë për një zhvillim që ka një histori të gjatë. Në bazë të këtij raporti qëndrojnë disa divergjenca të rëndësishme parimore për mënyrën e funksionimit të drejtimit të Forcave të Armatosura, probleme të cilat i kam diskutuar në të gjitha istancat përkatëse me ministrin dhe së fundi i kam bërë zyrtare dërguar me shkrim dërguar krerëve të shtetit. Bëhet fjalë për një diskutim të nisur prej kohësh për arsye për parime të mëdha të mënyrës së drejtimit dhe funksionimit të Forcave të Armatosura."-ka thënë Lleshi.

Gjenerali zotohej se në 35 vite karrierë të spikatur, nuk kishte kryer asnjë veprim joligjor, dhe se midis heshtjes dhe denoncimit, ai ka zgjedhur të flasë për të treguar se cfarë ndodh në një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, duke iu referuar kërkesës së Imamit.

Kjo është çështja më e thjeshtë për mua. Jo në çdo sekondë, por që nga data 1 shtator e vitit 1978 e deri më sot, pra që në moshën 15- vjeçare e deri më tani, nuk ka asnjë nanogram apo asnjë veprim që bie ndesh me betimin tim ndaj Flamurit dhe ligjit. Përkundrazi. Është një karrierë e vlerësuar në çdo aspekt, qoftë brenda apo dhe jashtë vendit. Nuk kam shkelur kurrë ligjet e shtetit tim. Betimi që kam dhënë është një vendim i pacenueshëm. Në shërbim të këtij betimi vjen dhe fjala ime. Po ju rrëfej një thënie që qarkullon shpesh mes nesh. Nëse një gjeneral flet me zë të lartë, për të trajtuar problemet e Forcave të Armatosura të sigurisë dhe të atdheut, ai rrezikon karrierën, familjen apo dhe të ardhmen e tij. Por nëse ai hesht, rrezikon atdheun e tij. Tani përballë këtyre dy rreziqeve, unë po zgjedh të flasë.

Gjeneral Sandër Lleshi, në fjalimin e largimit të tij në 29 maj 2013

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 30/10/2018 08:53

    Mullah Beni dhe Mullah Jari!

    Përgjigju
  • ena: 29/10/2018 09:10

    Beni nje test te ushtaraket, te merrni vesh kush eshte sander lleshi

    Përgjigju
  • Fieri: 28/10/2018 17:26

    Respekt për këtë zotri profesionist e patriot,malsor që meriton gjith respektin e atyre që e duan kët vend,,i lini hienat le të vjellin se po e kuptojn se po ju vjen fundi,,u qan nga shiu me Fatmir Xhafën e ran në breshër me GJERALIN ,,

    Përgjigju
  • qemoli: 28/10/2018 13:34

    po gjenerali me or rolex ne foto suksese popull

    Përgjigju
  • Kapiteni: 28/10/2018 13:32

    Urime Gjeneral Lleshi. I kujtojme opinionit publik se akuza si ekstremist politik i gjeneralit nuk qendron. Mjaft nji fakt: ndryshimi i destinacionit te SHQUP ne nje seli politike eshte prova me evidente per falsitetin e akuzave alla Imamo-Nishan.

    Përgjigju
  • Ulliri i caponit: 28/10/2018 12:33

    SUKSESE KOMANDAT SANDRI DHE KAN SHUM SHPRESE NGA QE TE NJOH NEPERMJET PUNES GJTHE DITURIT DHE VULLNETIN QE KE TA VESH NE SHERBIM TE ATDHEUT .SUKSESE SUKSESE DHE VETEM SUKSESE.DIAGACI

    Përgjigju
  • Shqiptari: 28/10/2018 12:23

    O plerat e Partis Demokratike, ju kur nuk i doni njerzit që zbatojne ligjin, ju politikanet e PD keni për te mbetur ne Historin e shqiperis si kriminel të atdheut . Kurr nuk e haron populli çfar i keni bere ju Shqiperis

    Përgjigju
  • redi: 28/10/2018 11:55

    Sander Lleshi eshte personifikimi i ushtarakut shqiptar , qe nuk mund te tradhetonte parimet ushtarake per te cilet ishte betuar . Nishani , si noter i PD ne presidence ,nuk argumentonte veprimet qe kryente si komandant i pergjithshem, por zbatonte me perpikmeri udhezimet e shqupit . Ky mender president ,duhet te kalonte para drejtesise, bashke me Imamin ,qe e krheu ministrine e mbrojtjes, si agjensi e pronave per klientet e partise . Kjo eshte aresyeja qe Nishani flet , por arron se zoti Lleshi eshte nalesor dhe besa per atdheun eshte e shenjte

    Përgjigju
  • jeton fadil "BAJG" gjoleka: 28/10/2018 11:26

    Shikoni dordolecin nishanin se çfar paçavure president ka qen. Një njeri me karakter e dinjitet si Sandër Lleshi dordoleci sakat nishani e shkarkonte nga detyra për arsye se zbatonte me përpikmëri e me korektësi ligjet. Por dordoleci nishani duke qën zari i kryekriminelit salhe nuk i vinte për shtat këti dordoleci sakat. Po shyqyr i të madhit Zot që populli inteligjent i Shqiptarve i tregoi vëndin ktyre jashqitjeve të kombit. Rroft Shqipri Rroft populli shqiptar .

    Përgjigju
    • Riflo: 28/10/2018 17:57

      Nishani, ai qe i jep tituj nderi ciljetes, refikut apo greta kocit...

    • Besfordi kllufi Suedise: 28/10/2018 12:08

      Ke te drejte edhe koha eshte ajo qe i nxjerr lakuriq te gjitha

    • Nish..: 28/10/2018 11:57

      NISHAN INJORANTI E RISTANI COMPANI QË SHQYEJNË KUTITË E VOTIMIT ÇFARE MUND TË PRESËSH NGA KRIMINELAT

  • Vlorë: 28/10/2018 11:20

    Respekt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja