TIRANE – Deputeti demokrat Edi Paloka ka përdorur ironinë për të komentuar intervistën e “një njeriu qesharak që pamë dje”, atë të Presidentit Bamir Topi në emisionin Top Story, përsa i përket marrëdhënieve të tij me Partinë Demokratike.
“U zbulua misteri pse Topi u prish me PD”, tha Paloka. “Në mënyrë të çuditshme zbuluam se Bamir Topi u prish me PD sepse PD e paska bërë president në mënyrë të dhunshme, kundër vullnetit dhe dëshirës së tij. PD i paska bërë një hile të madhe”.
“Në 4 vjet ky zotëri nuk e gjeti kurrë guximit të tregojë të vërtetën e kandidimit të tij për përdhunshëm – vazhdoi përsëri me ironi Paloka – Ky paska qenë i gjithë misteri i bashkëpunimit të tij me [Edi] Ramën dhe luftës kundër PD. PD e bëri nënkryetar partie, kryetar të grupit parlamentar më pas President të Republikës vetëm sepse donte ta hiqte qafe. Këto deklarata janë qesharake”, tha Paloka.
Topi tha dje gjatë emisionit Top Story të gazetarit Sokol Balla se marrëdhëniet e tij me Partinë Demokratike janë një kapitull i mbyllur tashmë për shkak edhe i sulmeve që kanë ardhur nga seliu blu gjatë viteve të presidencës së tij.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com