TIRANË- Dy drejtues në IKMT u përleshën një ditë më parë me njëri-tjetrin për çështje kompetencash. Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim drejtorin e Mjedisit në IKMT, Klesti Çelën, i cili rezulton të jetë kunati i Ergys Agasit, biznesmenit të shpallur po ashtu në kërkim nga SPAK lidhur me hetimet për tenderët e AKSHI-t.
Klesti Çela bashkë me tre persona të tjerë ka goditur për shkak të detyrës Fatmir Metën, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së.
“U shpall në kërkim shtetasin K. Ç., pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin F. M., drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi Policia e Tiranës.
Ngjarja dyshohet të jetë pasojë e konflikteve verbale që Fatmir Meta dhe Klesti Çela të kenë pasur më 2 mars. Konflikti nuk është shuar, dhe dje Çela, me disa persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk mësohen ende, dyshohet se e kanë dhunuar Fatmir Metën në ambientet e institucionit. Ky i fundit i kallëzoi në polici.
Klesti Çela pretendonte se Meta i ka ndërhyrë në punë në lidhje një grup inspektimi për çështje dherash. Pas ngjarjes, dy drejtorët u pezulluan nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal.
Komente








