FIER - Ndonëse dy ditë më parë një i ri u qëllua për vdekje me armë zjarri në ambientet e shkollës, masat e sigurisë në këto insititucione në vendin tonë duket se lënë për të dëshiruar.
Një zënkë mes nxënësve të shkollës së mesme “Perikli Ikonomi” në qytetin e Fierit, është bërë shkak për plagosjen në kokë me mjete të forta të një 16-vjeçari, nga katër bashkëmoshatarë të tij.
Ndërkohë vetëm pak orë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar dy prej adoleshentëve të përfshirë në konfliktn për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin me iniciale V.P, i cili akuzohet për “plagosje të lehtë me dashje”.
SHERR MES DY ADOLESHENTEVE, PLAGOSHET NJERI
Sherr mes dy adoleshentëve në Fier, ka sjellë një të plagosur dhe një tjetër në kërkim. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, sherri mes Ledion Milos dhe një nxënësi tjetër ka ka ndodhur tek gjimnazi “Perikli Ikonomi”.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 14:00, kur dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ledion Milo mësohet se ka marrë disa plagë pasi është goditur me sende të forta në kokë. Ai është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e nevojshme dhe është dërguar në polici për tu marrë në pyetje.
Ngjarja ka ndodhur jashtë gjimnazit “Perikli Ikonomi”, ndërsa autori i dyshuar i kësaj plagosjeje nuk është kapur ende dhe ndodhet në kërkim nga policia.
Lajmi fillimisht u publikua në 14:25.
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com