SHKODER-Dy të rinj janë plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë  rreth orës 2 të mëngjesit në Urgjencën e spitalit të Shkodrës kanë mbërritur shtetasi V B, 23 vjeç, banues në fshatin Hajmel (në gjendje të rëndë për jetën) dhe F.M 22 vjeç.
 
Nga hetimet e policisë ngjarja ka ndodhur në mes dy grupeve të rinjsh në lagjen Vasil Shanto, pranë vendit të quajtur “Rruga e Dollarit”per motive te dobeta.
 
Policia ka shoqëruar 4 shtetas, që kane qenë në vendin e ngjarjes.