Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë në rrjetin social Facebook, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Basha shkruan se opinioni publik në mbarë vendin është tronditur nga skenat e turpshme të dhunës burracake të deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu kundër deputetit demokrat Gent Strazimiri.
"Pritej një mea culpa e madhe nga Edi Rama. Veçanërisht pas publikimit të pamjeve filmike. Rama foli duke sulmuar prokurorinë sic e ka zakon " hedh gurin fsheh dorën". Foli duke provuar atë që opozita po e thotë prej kohësh: se është ai që urdhëroi goditjen e oratorit të opozitës, është ai që ka ngritur një strukturë dhune në Kuvend për të asgjësuar parlamentarizmin. Ndaj një hetim i plotë dhe i besueshëm duhet të nxjerrë përgjegjësitë e kryedhunuesit", shkruan Basha.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com