PD-PS 'pajtohen' pas sherrit në PE, Balla: Opozita është rikthyer në dialog për zgjedhoren

Pavarësisht sherrit në Bruksel, punët në Tiranë mes mazhorancës dhe opozitës kanë filluar të rikthehen në normalitet. Molla e sherrit në Parlamentin Evropian, Taulant Balla tha se PS dhe PD kishin vendosur tashmë komunikimin për reformën zgjedhore, proces nga i cili opozita ishte shkëputur që prej shtatorit. 

Dialogu zhvillohet në institucione. Besoj që kemi rivendosur komunikimin përsa i përket kodit zgjedhor dhe në të njëjtën frymë duhet të diskutojmë dhe për çështje të tjera të rëndësishme. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore nuk japin detaje se si ka ndodhur rivendosja e dialogut dhe se në c’pikë janë palët. Numri dy i socialistëve është jo pak i zhgënjyer nga sjellja e opozitës, duke thënë se demokratët erdhën me skenar të parapërgatitur. 

Ajo shfaqja e turpshme në PE le të jetë një akt i fundit i sjelljes në vite të ndryshme të gjithë politikës shqiptare në Bruksel. Nuk ka pasur dhe nuk ka një vend tjetër në rrugën e anëtarësimit në BE apo në të njënjtën fazë me ne të procesit të integrimit, që opozita të shfrytëzojë mikrofonat e sallave të PE, apo të Këshillit, apo të Komisionit, për të sharë vendin e vet. Kemi çfarë kemi, duhet t'i diskutojmë këtu. Sjellje si ajo e Kryatarit të Komisionit të Integrimit nuk i bëjnë nder Shqipërisë.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Balla thotë se Brukseli kërkon në rekomandimet përfundimtare që opozita t’i japë fund bojkotit parlamentar. 

Rekomandimet përfundimtare të takimit flasin për një ndërprerje të bojkotit nga ana e opozitës. Dua të ricitoj një qëndrim të Partive Popullore Europiane të, z. Daul, i cili e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe që në të njëjtën referencë me Maqedoninë dhe partinë simotër në Maqedoni, flet edhe për PD në Shqipëri, e cila, unë vlerësoj që duhet të reflektojë edhe pas kësaj deklarate, këtyre rekomandimeve, të ndërpresë bojkotin dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Taulant Balla, deputet i PS

Takimi i Komitetit të Stabilizim Asociimit të hënën u shoqërua nga debate PD-PS. Nënkryetari i delegacionit shqiptar, deputeti i PD, Genc Pollo kërkoi largimin e Ballës nga kryesimi i delegacionit. Kërkesa e Pollos u kundërshtua nga eurodeputetja, Monica Macovei, njëherazi bashkëkryetare e Komitetit, e cila tha se pretendimet e opozitës nuk janë të bazuara në prova. Nuk munguan as qëndrimet e Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, të cilët thanë se palët duhet t'i zgjidhin në Kuvendin e tyre çështjet e brendshme politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja