Sherri për një vajzë në festën mes shqiptarësh çoi në vrasjen e një 23-vjeçari, zbardhet dëshmia tronditëse: Po vdes-po vdes...! Ishin të dehur

Sherri për një vajzë në festën mes shqiptarësh çoi në vrasjen e një 23-vjeçari, zbardhet dëshmia tronditëse: Po vdes-po vdes...! Ishin të dehur

Viktima Emanuel Rroku dhe arma e ngjarjes

Një i ri shqiptar, Emanuel Rroku 23-vjeç, është vrarë me armë zjarri disa ditë më parë në Turbigo në periferi të Milanos, në Itali, pas një sherri mes shqiptarësh, gjatë një feste ne një lokal. Një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëkombësve të tij, teksa ishin të pranishëm në një festë. Si pasojë 23-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa bashkatdhetari tjetër, 30-vjeç, ka mbetur i plagosur.

Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë tronditëse të një italiani, Luca di Cuggiono, i cili u gjend në mes të një skene që vetëm në filma mund të imagjinohet se mund të shihet.

 “Ai që qëlloi, përpara u zu me partneren. Njëri ndërhyri dhe ai iu përgjigj menjëherë me armë, duke e plagosur në këmbë. Ishte dukshëm në gjendje të dehur. Pastaj shpërtheu gjithçka. Dolën të gjithë jashtë nga lokali dhe i hipën sipër për ta çarmatosur. Kishte një pistoletë të vogël. Pastaj ndodhi tragjedia. Ai qëlloi edhe njëherë dhe e vrau të riun duke e qëlluar në qafë”, tregoi dëshmitari.

Ai tregon edhe momentin kur ambulanca ka mbërritur dhe punonjësit e emergjencës përpiqeshin të mbanin në jetë të riun shqiptar.

“Një djalë i ri nisi të bërtiste, po vdes-po vdes. Ai që qëlloi ishte përtokë në trotuar, të gjithë po e shanin. Një vajzë ulërinte”. Erdhën shumë makina të karabinierëve dhe një makinë me shqiptarë. Një skenë e tmerrshme që nuk merrte mendja kurrë që mund ta shihja në Turbigo”, ka thënë dëshmitari.

Sherri mes shqiptarëve gjatë festës ka ndodhur për motive të dobëta dhe dyshohet se shkak është bërë një vajzë, e cila shoqëronte 34 vjeçari. Vrasësi u arrestua menjëherë nga forcat e policisë. Arma e përdorur ishte një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.

Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 34-vjeçari Rigels Gjinaj, i cili ndodhet në spital pasi u dhunua fizikisht nga miqtë e të riut shqiptar që humbi jetën

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Forcat e Armatosura pajisen me snajper me kalibër 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët

Forcat e Armatosura pajisen me snajper me kalibër 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët