SHKODËR-Hasan Isufi i njohur edhe si Bardhi Isufi është personi që pasditen e djeshme qëlloi me armë zjarri pistoletë Gëzim Bicin. Policia thekson se Isufi u arrestua menjëherë pas plagosjes, ndërsa armën e zjarrit e hodhi në lumin Buna për të fshehur gjurmët. Por ka qenë dëshmia e të plagosurit në spital që solli prangosjen e Isufit.

Sipas policisë autori është me precedent penal të mëparshëm në fushën e krimeve  të rënda ndaj personit. Ndërkohë që vijon kontrolli dhe priten polumbarët për të gjetur armën që hodhi në lumë. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Sshkak i plagosjes ka qenë një konflikt pronësie mes autorit dhe të plagosurit. E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Zues pranë një gurore, e cila është bërë edhe mollë sherri, rreth 200 metra larg Urës së Bunës, ku dy personat pasi kanë debatuar me njeri-tjetrin, në momentin kur Bici po largohej, Isufi qëlloi tre herë në drejtim të tij duke i shkaktuar një plagë të rënda në pjesën e shpatullës.

Report Tv solli pamje nga vendi i ngjarjes, të momentit kur i plagosuri i gjakosur u transportua në spital.