Prokuroria e Përgjithshme ka urdhëruar ekspertimin e disa mostave të gjakut të sekuestruara para Komisariatit të Laçit dhe një thikë me dorezë të thyer.
 
Këto prova materiale janë gjetur nga uniformat blu, fill pas përfundimit të përplasjes me armë mes deputetit Prenga dhe anëtarëve të familjes Cali.
 
Në thikën e thyer janë gjendur gjurmë gishtash dhe nisur nga kjo situatë, prokuroria ka kërkuar ekspertimin e gjurmëve të gishtave, me qëllim identifikimin e personit që ka poseduar thikën, me të cilën është qëlluar në përleshjen Cali-Prenga.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)