"Sherri", Strazimiri: Ndoka e 
Ndreu më kërcënuan me vrasje

Ndreu më kërcënuan me vrasje">
TIRANE - Pas përplasjes fizike në hollin e parlamentit korrikun e vitit të shkuar deputetët Pjerin Ndreu, Arben Ndoka dhe Gent Strazimiri u përballën për herë të parë në Gjykatën e Lartë duke dhënë versionet e tyre mbi ngjarjen. Në cilësinë e të dëmtuarit Strazimiri u shpreh para gjykatës se është kërcënuar me jetë nga Ndoka e Ndreu. Ky qëndrim sipas deputetit Ndreu është i pavërteta, pasi Strazimiri, tha Ndreu, në prokurori ka deklaruar se nuk ka arritur ta shohë se është goditur apo jo prej tij e jo më të kërcënohej me jetë.

Seanca e radhës do të mbahet më 9 shkurt ku pritet të dëshmojnë Deputetët Paulin Stërkaj, Klodiana Spahiu, Oerd Bylykbashi, Parid Cara, Armando Prenga, Olta Xhacka, Kozma Dashi.

Strazimiri: Ndoka e Ndreu më kërcënuan me vrasje. Sulmi, me porosi të Ramës
Gjashtë muaj nga konflikti fizik midis deputetëve Arben Ndoka e Pjerin Ndreu me deputetin e opozitës Gent Strazimiri në ambientet e Kuvendit, ky i fundit në dëshminë e tij para Gjykatës së Lartë deklaron se është kërcënuar me jetë mesditën e 10 korrikut pak çaste pasi mbaroi fjalën e tij në parlament ku diskutohej ligji për përdorimin e armëve.

Strazimiri tha se sulmi ndaj tij me kërcënime e goditje është bërë me porosi të kryeministrit Rama, pasi tij, ai kishte denoncuar 19 deputetë të inkriminuar që i përkasin mazhorancës. I pyetur nga Gjykata e Lartë se cilët janë këta deputet, Strazimiri tha se nuk merret me fenomenin dhe jo me individin, e nuk e sheh me vend t’i bëjë publik emrat në këtë moment.

Pollo: Janari, momenti qe 19 deputetet e inkriminuar te dalin nga Kuvendi
Në seancën e sotme gjyqësore dëshmuan në cilësinë e dëshmitarëve okularë, deputeti demokrat Genc Pollo dhe dy gardistët të cilët siç ndërhynë në sherr për të ndarë Arben Ndokën nga Strazimiri. Pollo deklaroi se Janari është moment kur duhet që 19 parlamentarët e inkriminuar të dalin nga Kuvendi, por gjithashtu pa deklaruar se cilët janë këta deputetë.

Ndreu: Strazimiri i paqarte ne deshmine e tij, nuk e kam kercenuar asnjehere
I pranishëm në proces, deputeti Pjerin Ndreu i cili është marrë i pandehur nga prokuroria për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës tha se dëshmia e Strazimirit është e paqartë, pasi ai nuk e ka kërcënuar asnjëherë. 

Dy deputetet socialist nen akuze per goditjen e Strazimirit
Dy deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë nën akuzë se goditën për shkak të detyrës deputetin e opozitës Gent Strazimiri. Hetimi ndaj tyre nisi pas incidentit të ndodhur më korrik të këtij viti në ambientet e korridorit të parlamenti, ndërsa në sallë zhvillohej seanca plenare. Sipas pamjeve nga kamera e sigurisë së Kuvendit, deputetët u përfshinë në një konflikt, ku socialisti Arben Ndoka qëlloi me grusht deputetin demokrat Gent Strazimiri, ndërsa Ndreu e goditi në kokë.
 
Çështja gjykohet në Gjykatën e Lartë për shkak të mandatit të deputetit që kanë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, këta të fundit kanë qenë të pranishëm në seancën e sotme.
 
Pas kësaj ngjarje, opozita nisi bojkotin parlamentar i cili përfundoi me miratimin e rezolutës së përbashkët me negocimin e dy europarlamentarëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit