Sheshel: Gjysma e Maqedonisë
do t’i kalojë Shqipërisë së Madhe

Sheshel: Gjysma e Maqedonisë<br />do t’i kalojë Shqipërisë së Madhe
Maqedonia do të shkatërrohet dhe do të ndahet në dy pjesë. Deklarata vjen nga drejtuesi i Partisë Radikale të Serbisë, Vojsllav Sheshel, sipas të cilit gjysma e shtetit me shumicë shqiptare do t’i bashkohen Shqipërisë së Madhe.

“Ky proces vetëm sa ka filluar dhe është duke u realizuar. Qeveria e Maqedonisë këtë projekt do ta vazhdojë me federalizmin e shtetit, ku komuna shqiptare do të pavarësohen dhe gradualisht do të shkëputën”, ka thënë Sheshel për mediat maqedonase.

“Pushteti qendrorë në Shkup nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi në komunat ku shqiptarët janë shumicë”, është shprehur Sheshel, ndërsa e sheh Ballkanin si vend   strategjik për Rusinë dhe SHBA-të.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës