BEOGRAD - Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS) dhe i akuzuari i Hagës Vojisllav Sheshel në prani të mediave sot njoftoi se nuk do të kthehet vullnetarisht në paraburgim të Tribunalit të Hagës.
I akuzuari i Hagës për krime lufte nga më të rëndat, gjithashtu tha se do të iniciojë mocion për shkarkimin e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç. Sheshelj, u tha gazetarëve në selinë e SRS- Zemun, se këtë iniciativë e mbështet në argumentet të cilat tregojnë se Nikoliç ka shkelur Kushtetutën në mënyrë që, sipas tij, ka diplomë të paligjshme nga universiteti dhe funksionin e tij e ka shndërruar në zëdhënës të Fondacionit të gruas së tij Dragica Nikoliç.
"Ne do të mbledhim nënshkrime. të vetëdijshëm se vetëm nuk mund të arrijmë asgjë, por shpresojmë që do të ngjallim deputetëve së paku mjaftueshëm sa për diskutim në Asamblenë Kombëtare, sepse opinioni ka të drejtë për të," tha Sheshel.
"Nëse më arrestojnë dhe më dorëzojnë tek autoritetet gjyqësore atëherë do të mbajnë në duar dhe të më ngarkojnë në avion. Në këtë rast mund të porosisin kargo-aeroplan," tha Sheshelj në përgjigjen e pyetjes së gazetarit.
Ai gjithashtu tha se për të, është i mbyllur RTS dhe provokoi kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç për duel televiziv. "Vazhdimisht dhe publikisht ftoj Aleksandar Vuçiç në duel televiziv të drejtpërdrejtë në TV- kanalin kombëtar sipas zgjedhjes së tij, kështu që aty ti diskutojmë çështjet e diskutueshme politike dhe dilemat," pohoi Sheshelji për Vuçiçin, i cili për shumë vite ishte sekretar i përgjithshëm i SRS.
Udhëheqësi radikal shfrytëzoi konferencën për të dhënë një gamë informacionesh rreth lidhjeve ndërmjet udhëheqësve të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe Zëvendës Kryeministrit të tanishëm- kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç me qarqet kriminale dhe makinacioneve përdërisa ai mbajti postin e ministrit të Punëve të Brendshme.
Dhoma Gjyqësore e Tribunalit të Hagës më 6 nëntor vendosi që Vojisllav Sheshel të lirohet përkohësisht në Serbi për trajtim mjekësor. Ai më 12 nëntor këtë vit u kthye në Serbi. Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë lëshoi një padi kundër Sheshelit në janar 2003 për krime të luftës në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Vojvodinë.
Ai është akuzuar për persekutim në baza politike, racore dhe fetare në Sllavoninë lindore dhe perëndimore, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesë të Vojvodinës, duke përfshirë vrasjet në Vukovar, në rrethin të Sarajevës, Mostar, Nevesinje dhe Zvornik, pastaj paraburgimin civilëve në kampet e përqendrimit në kushte çnjerëzore, tortura, rrahje dhe vrasje, dëbim dhe shpërngulje të dhunshme të dhjetëra mijëra kroatëve dhe muslimanëve nga ato territore dhe pjesë të Vojvodinës, dhe shkatërrimin e qëllimshëm të shtëpive të tyre, pronës, kulturore dhe objekteve fetare.
Për shkak të gjuhës së urrejtjes në paraqitjet e tij publike, Prokuroria e Hagës tre ditë më parë njoftoi se do të dorëzojë një kërkesë për kthimin e Sheshelit në paraburgim. /Anadolu Agency/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com