BEOGRAD, 12 NëntorATSH/.- I akuzuari për shumë krime lufte në rajonin e ish-Jugosllavisë si në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, Vojsllav Sheshel, i cili u lirua përkohësisht nga Gjykata e Hagës, pritet të kthehet sot rreth orës 13:00 në Beograd.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve "Tanjug" të cituar nga KosovaPress, në Aeroportin e Beogradit, kanë filluar të mblidhen përkrahësit dhe udhëheqësit e Partisë Radikale Serbe për ta pritur udhëheqësin e tyre, i cili do t'i drejtohet audiencës.
Udhëheqësi radikal pastaj do të shkojnë në zyrat e partisë, ku do të mbajë një takim të ngushtë me udhëheqjes të partisë.
Lirimi i përkoshëm i Sheshelit u miratua për shkak të shëndetit jo të mirë të tij. Ndryshe, për lirimin e tij ka garantuar Qeveria e Serbisë./k.s/









