BEOGRAD - Rikthehet në Serbi Vojislav Sheshel, kryetari i Partisë Radikale serbe, i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagë. Sheshel ka mbërritur në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd rreth orës 13:00 të ditës së sotme ku është pritur nga familjarët, drejtues të partisë Radikale dhe mijëra simpatizantë të cilët mbanin flamuj, bluza me portretin e tij dhe këndonin “Sheshel heroi serb, fitues”.
Megjithatë, në aeroport është vënë re mungesa e përfaqësuesve të autoriteteve aktuale serbe. I vetmi reagim ka qenë ai i ministrit të jashtëm Ivica Daçiç për të përditshmen “Blic”, ku shprehej i kënaqur me kthimin e Sheshel, ndonëse i zemëruar për gjendjen e tij shëndetësore.
Por, nga dritarja e selisë së partisë së tij, Seshel dha mesazhin se liria e tij do të vijojë deri sa të largojnë nga pushtetit ‘të pabesët dhe tradhtarët serb”, duke iu referuar presidentit Timozlav Nikoliç dhe kryeminsitrit Aleksandër Vuçiç. “Kanë dashur të më heqin qafe. Në vendimin e tyre kanë shkruar se ky lirim ishte i përkohshëm, por kjo do të vazhdojë deri sa të largojmë nga pushteti Nikolic e Vuçiç, këta tradhtarë të pabesë që shitën nderin dhe karakterin, që hoqën dorë nga nacionalizmi serb dhe u bënë shërbëtorë të Perëndimit”.
Gjykata e Hagës vendosi ta lironte udhëheqësin përpara një jave për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe pas garancisë së paraqitur nga qeveria serbe. Seselj është akuzuar për spastrim etnik, nxitje urrejtje dhe krime lufte në Bosnjen multi-etnike dhe gjatë luftërave në Kroaci.
Të paktën 120 mijë persona kanë vdekur në konfliktet, shumica prej tyre në Bosnje. Në luftërat jugosllave të viteve 1990, Seselj ka qenë mentor politik i kryeministrit aktual serb, Aleksandër Vuçiç dhe presidentit Tomislav Nikoliç deri sa këta të fundit u ndanë nga partia ultranacionaliste Radikale serbe e Seselj-it në vitin 2008 për t’u zhvendosur drejt politikave pro-europiane.

FOTO të tjera
Sheshel sot nga Haga në Beograd vjen mentori politik i Vuçiç e Nikoliç
Udhëheqësi i Partisë Radikale serbe, Vojislav Sheshel i cili u lirua pak ditë më parë nga Tribunali i Hagës ku ka ndenjur për 12 vjet i akuzuar për krime lufte dhe genocid pritet të mbërrijë rreth mesidtës së sotme në Beograd.
Gjykata e Hagës vendosi ta lironte atë para gati një jave për arsye shëndetësore, pasi qeveria serbe kishte dhënë garanci për lirimin e tij. Sheshel ndodhej në burg që nga 14 shkurti i vitit 2003, ndërsa gjyqi i tij filloi 4 vite më vonë, në nëntor të 2007-ës, ndonëse vendimi nuk u mor asnjëherë.
Ai pritet të mbërrinte në Serbi që të premten e javës së kaluar, por kjo u anulua nga Gjykata e cila nuk pranoi të japë hollësi të mëtejshme. Sheshel është akuzuar për spastrim etnik, nxitje urrejtje dhe krime lufte në Bosnjen multi-etnike dhe gjatë luftërave në Kroaci. Të paktën 120 mijë persona kanë vdekur në konfliktet, shumica prej tyre në Bosnje.
Në luftërat jugosllave të viteve 1990, Seselj ka qenë mentor politik i kryeministrit aktual serb, Aleksandër Vuçiç dhe presidentit Timoslav Nikoliç deri sa këta të fundit u ndanë nga partia ultranacionaliste Radikale serbe e Sheshelit në vitin 2008 për t’u zhvendosur drejt politikave pro-europiane. Vojislav Sheshel ende nderohet nga nacionalistët e vijës së ashpër në Serbi, ndonëse partia e tij nuk përfaqësohet më në parlament.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO të tjeraSheshel sot nga Haga në Beograd vjen mentori politik i Vuçiç e Nikoliç