Sheshi i Duomos mbushet me interistë, tifozët festojnë pa pyetur për pandeminë! Uron presdenti i Juves: Krenar për ju

Menjëherë pas zyrtarimit edhe matematikisht si kampionë, tifozët e Interit janë grumbulluar në sheshin Duomo të Milanos për të festuar. Ata nuk janë përmbajtur duke kërcyer dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin në kohë pandemie, ç’ka mund të përbëjë rrezik serioz.

Për këtë arsye edhe klubi zikaltër ka reaguar menjëherë, duke kërkuar që festa të zhvillohet me kushtet që kërkon koronavirusi.

Përtej kësaj vihet re se tifozët e grumbulluar janë të veshur me bluzë zikaltër, brohorasin, mbajnë shalle indetifikues dhe kanë ndezur flakadanë.

Të mënjëhershme kanë qenë edhe reagimet ku ndër të parat veçohet urimi i Juventusit, ndërsa presidenti i saj Agnelli shkruan: “Bravo Steven! Të lumtur për ju dhe krenar që jeni kundërshtari juaj besnik në fushë dhe shokë jashtë fushës. Ne do të kthehemi.”

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)