Rrethrrotullimi i Zogut të Zi, po rindërtohet sërish, për herë të tretë brenda 10 viteve. U nis në vitin 2005 për mbikalim nga Edi Rama si kryetar bashkie, por pas një përplasje të fortë me qeverinë Berisha, mbikalimi u prish dhe u rindërtua shatërvani dhe rrethrrotullimi i pak ditëve më parë.
 
Me ardhjen e tij në pushtet, Rama tha përkrah Erjon Veliajt se do të ndërhyhej sërish në këtë nyje të trafikut, dhe punimet filluan me të vërtetë këtë të enjte. Por punimet nuk po ndërtojnë “ëndrrën e prerë në mes” të Edi Ramës, mbikalimin, por po restaurohet projekti i Berishës, rrethrrotullimi.
 
Rrethimi i kantierit tregon disa ide se si do të restaurohet sheshi. Sic duket, do të ndërtohet një minilulishte, një shatërvan më i vogël dhe një instilacion artistik.
 
Ajo që duket e pakuptueshme është se projekti parashikon, sic duket edhe nga fotot, që zona të jetë e aksesuesshme për njerëzit. Pra, qytetarët të kalojnë përmes makinave në një trafik të rënduar për të shkuar tek lulishtja, ndërkohë që po sipas projektit, nuk ka asnjë planifikim vizash të bardha që qytetari të arrijë deri tek hapësira e re që do të krijohet.
 
Vizat e bardha nuk të çojnë në asnjë rast brenda rrethit. Ato janë të vendosura për të shkëmbyer qytetarët mes akseve rrugore përpara se makinat të hyjnë në rreth.
 
Në kantierin e ndërtimit nuk ka asnjë tabelë informuese se kush është firma kontraktore, sa do të zgjasin punimet dhe sa do të kushtojnë ato. Një përgjigje e tillë nuk u dha edhe pas interesimit zyrtar të Report TV. 
 
Burime zyrtare pranë Bashkisë së Tiranës bëjnë me dije se nuk bëhet fjalë për një projekt të ri, por për një kualifikim urban, që do të rregullojë cilësinë e këtij territori dhe do ta bëjë atë më të përdorshëm, pa e devijuar objektin themelor, pra, rrethrrotullimin. 
prishet shatervani te zogu zi
  Foto nga shembja e shatërvanit te Zogu i Zi

[gallery]23368[/gallery]
Foto nga projekti i bashkisë 

projekti sheshi zogu zi

Foto nga projekti i bashkisë 

projekti
Foto nga projekti i bashkisë 

[gallery]23355[/gallery]