Sheshi “Nënë Tereza” kthehet
në pedonale, ndalohet parkimi

Sheshi “Nënë Tereza” kthehet<br />në pedonale, ndalohet parkimi
TIRANE- Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në pedonale. Do të kufizohet qarkullimi i automjeteve të të gjitha kategorive në shesh. Po ashtu, në 24 orë do të ndalohet parkimi në të dy anët e bulevardit, nga ura e Lanës drejt sheshit “Nënë Tereza”. Këtë vendim të qeverisë e njoftoi dje për median Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ministrja Kumbrao njoftoi se sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një zonë pedonale çdo ditë, nga ora 19:00-24:00. Sipas këtij vendimi do të ndalohet parkimi në të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në sheshin “Nënë Tereza”, në mënyrë që kjo zonë të kthehet në një shëtitore për qytetarët në orët e mbrëmjes.

“Qeveria mori vendimin për uljen e qarkullimit në disa zona kryesore dhe kthimin e tyre në pedonale, duke ndaluar plotësisht parkimin e makinave në sheshin “Nënë Tereza” dhe gjithë bulevardin”, sqaroi ministrja Kumbaro. Ajo gjithashtu bëri me dije se ky urdhër i është komunikuar dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa theksoi se ky vendim do të zbatohet dhe për qytete të tjera me rëndësi për trashëgiminë kulturore”


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje