Projekti i sheshit “Skëndërbej” i cili do të shndërrohet në një pedonale, do të ketë në përbërje të tij 35 mijë lule, 10 mijë shkurre dhe 5 mijë pemë dekorative, të cilat do t’a shndërrojnë këtë shesh në vendin ku do të organizohen aktivitete për gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit.
Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj
“Pemët dhe bimët endemike që rriten në Shqipëri dhe që në kushtet atmosferike të Shqipërisë do të vazhdojnë të rriten edhe në 30-40 vitet e ardhshme, ndaj morëm vendimmarrje dhe për gjithë pemët e bimësinë. Do jenë në total 35 mijë lule, 5000 pemë e shkurre dekorative dhe do të jetë në fakt një eksperiencë unike e një sheshi të ndërthurur me natyrën, ku do të kemi mundësi për shumë aktivitete publike që sot nuk i realizojmë dot, me rotondon që kemi” ka thënë Veliaj.
Veliaj, ka thënë se, ky projekt do u ngelet edhe brezave të tjerë, duke shtuar se, në fillim të muajit prill do fillojë prezantimi në komunitet.
“Do të fillojmë në datën 5 prill me prezantimin e pare publik dhe më pas në 24 njësitë e Tiranës, për të paraqitur atë që besoj se do të jetë projekti më i rëndësishëm i administratës që unë drejtoj këto katër vite.Kemi vendosur që disa përmirësime të sheshit të bëhen publike. Kemi një projekt që është akoma më i avancuar: Shkojmë nga një situatë ku sheshi kishte sipërfaqe të fortë, 85% të fortë dhe 15% gjelbërim, në një situatë ku jemi 50 me 50, pra kemi shtuar “ishujt” e gjelbërimit, duke qenë se sipërfaqja sipas arkitektëve është jashtëzakonisht e madhe dhe për ata që e njohin Tiranën e ditëve të verës, ku është shumë vapë dhe vuajmë për të pasur “ishuj” pushimi, kjo është shumë e rëndësishme” ka thënë Veliaj.
Ai ka shtuar se, gurët që do të vendosen në shesh do të merren nga 8 krahina shqiptare.
“Gurët që do të përdorim në shesh, janë gurë nga 8 krahina shqiptare. Pjesa më e madhe e gurëve dhe pllakave për sheshin, në fakt vijnë nga Tropoja dhe besoj që edhe mënyra se si arkitektët kishin konceptuar praninë e materialeve nga e gjithë Shqipëria është në fakt edhe simbolika e vërtetë e atij sheshi” ka thënë ai.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com