Sheshi “Skënderbej” është gati.

Ai do të inagurohet pasditen e sotme.

Sheshi ka shkaktuar shumë polemika, pasi disa kritikë thonë se duhet të kishte më shumë gjelbërim.

Por këngëtari i njohur Elton Deda shkruan se ky shesh është shumë i mirë.

Sapo isha ne shesh. Me ka pelqyer shume. Me gjelberim anash, shesh si gjithe sheshet e botes, era qyteterim. Ky eshte opinioni im personal. Pastaj difekte gjeten njerezit edhe te Jezu Krishti. Te sheshi i vjeter kam patur shume kujtime dhe jam i lumtur qe do kem ca kujtime te tjera nga ky shesh i ri”, shkruan ai.

sheshi skenderbej

elton deda
(Elton Deda)

(d.b/Shqiptarja.com)