Shet virgjërinë, 18-vjeçarja:
Dua t'i blej shtëpi prindërve

Shet virgjërinë, 18-vjeçarja:<br />Dua t'i blej shtëpi prindërve
Një 18-vjeçare ka vendosur të nxjerrë në shitje virgjërinë e saj, ku i ka vendosur çmimin 1 milion euro.

Gjatë emisionit britanik’’This Morning’’, ajo ka surprizuar të gjithë me vendimin e saj. Por arsyeja që Aleexandra ka vendosur të nxjerrë në ankand virgjërinë e saj, është vërtet trishtuese.

Ajo ka treguar se do të shesë virgjërinë e saj, pasi ka nevojë të paguajë borxhet e prindërve, t’ju blejë atyre një shtëpi, pasi pronarë e banesës në të cilën jetojnë do t’i dëbojnë nga shtëpia pasi nuk kanë paguar qiranë.

18-vjeçarja ka treguar se do të regjistrohet gjithashtu edhe në Universitetin e Oksfordit me paratë që do të fitojë në rast se do arrijë të shesë virgjërinë në këtë shumë.

Vajza që me prejardhje është nga Europa ka treguar se prindërit e saj nuk janë në dijeni për planin e saj.

Ajo po planifikon që të hapë ‘ankandin’ me ndihmën e një agjencie për të pranuar ofertat e meshkujve nga tërë Europa, dhe me ndihmën e kësaj agjencie do të zgjedhë shumën më të madhe.

Por kjo nuk iu ka pëlqyer prezantuesve të emisionit dhe komentuesve të shumtë të cilët kanë thënë se vajza nuk është e vetëdijshme për rrezikun që po ia bën vetes më këtë veprim. 

E pyetur nëse mendon se ajo që Aleexandra po kërkon është një shembull i mirë për vajzat e tjera ajo ka thënë se fatkeqësisht, kur gjendeni në raste urgjente për t’i mbledhur paratë shpejtë, atëherë kjo është mënyra e duhur, përndryshe nuk do ia sugjeronte askujt ta shiste veten për para.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike