Shevchenko dy gola
për t’u ndjerë 10 vjet më i ri

Shevchenko dy gola <br />për t’u ndjerë 10 vjet më i ri
Andrei Shevchenko është ndjerë sikur është 10 vjet më i ri, pas dy golave për Ukrainën në fitoren 2-1 ndaj Suedisë, në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Grupit A, në Euro 2012. Sulmuesi i famshëm ka falënderuar të gjithë ata, përfshirë trajnerin Oleg Blokhin, për besimin që treguan ndaj tij edhe në kohët më të vështira.
Andrei Shevchenko ndjeu sikur vitet i janë kthyer mbrapa kur shënoi dy herë në fitoren e Ukrainës, kundër Suedisë 2-1, të hënën mbrëma, pas së cilës skuadra e tij mori kryesimin në Grupin D.
Sulmuesi veteran i dha të drejtë trajnerit, Oleg Blokhin për besimin qe kishte treguar kur e kishte fituar për Euro 2012. Shevchenko ka munguar gjysmën e sezonit për shkak të lëndimeve të ndryshme dhe dukej i ngathët në fazën e grupeve.
Por Blokhin kishte një ëndërr që gjithçka do të arrinin së bashku dhe kishte të drejtë. Shevchenko dukej një dekadë më i ri edhe me 35 vitet e tij ai shënoi dy herë për të shkrirë, kështu epërsinë e Suedisë të arritur nga Zlatan Ibrahimovic. “Ndihem sikur jam 10 vjet më i ri”, tha Shevchenko, i cili u rikthye në Dynamo Kiev më 2009.
“Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë punuar me mua në gjashtë muajt e fundit. Nuk mund të imagjinoja se do të luaja në Evropian pasi kisha shumë probleme me gjurin dhe shpinën. Por, shumë njerëz më përkrahën dhe dua ti falenderoj tani që jam në gjendje kaq të mirë”, shtoi ai.
Shevchenko lavdëroi fitoren e Ukrainës, duke e përshkruar si rezultat të madh me shpresë për kualifikim të mëtejshëm. “Është rezultat i rëndësishëm. Ne treguam karakter dhe tani kemi gjasa të mira për t’u kualifikuar”, deklaroi Shevchenko.
Pasi shënoi golin e dytë, ai vrapoi te trajneri Blokhin siç vrapon nxënësi të mësuesi i tij dhe e përqafoji ngrohtësisht. “Andrei nuk më besoi mua kur i thashë se unë kisha një ëndërr që ai të shënonte dy gola”, tha duke qeshur Blokhin.
Më tej ai shtoi: “Suedia luajti për barazim dhe përpara ishte vetëm Ibrahimovici. E përgëzova ekipin për dy golat e shënuar, edhe pse në minutat e fundit nuk kemi luajtur mirë”. Selektori i Ukrainës po ashtu tha se të gjithë i kishin kritikuar, për atë se ata nuk ishin të përgatitur mirë për këtë kampionat, por mbrëmë ata e provuan të kundërtën.
(r.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës