Shezai Rrokaj: Gjuha Shqipe,
të jetë provim i detyruar në maturë

Shezai Rrokaj: Gjuha Shqipe,<br />të jetë provim i detyruar në maturë
Lënda e gjuhës Shqipe duhet të provim i detyruar, për çdo maturant që do të mbarojë shkollën e mesme. Për gjuhëtarët nuk mjfaton që lënda e Gjuhës dhe Letërsisë është provim i detyruar për maturën, por ata kërkojnë që kjo lëndë të jetë e ndarë nga Letërsisa dhe të jetë provim më vete i detyruar. Propozimi ka ardhur nga dekani i fakultetit Histori_filologji, Shezai Rrokaj, i cili thotë se të rinjtë shqiptarë, gjithnjë e më shumë, kanë probleme me drejtshkrimin e gjuhës shqipe, ndaj është e domosdoshme që kontrolli, se sa e njohin të rinjtë gjuhën duhet të vijë që nga bankat e shkollës së mesme.

"Provimi i gjuhës shqipe duhet të bëhet që në maturën shtetërore, duhet më patjetër si në të gjitha vendet e botës të jepet ky provim. Nuk ka pse mos të jepet. Gjuha standarte shqipe ka vetëm 4-tër dekada që ka filluar të përdoret si standard", - thotë Shezai Rrokaj, dekan i Fakultetit të Histori Filologjisë. Për shmanguar degradimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe, Universiteti i Tiranës ishte i pari nga institucionete arsimit të lartë që vendosi ta fuste dhe si lëndë fakultative gjuhën shqipe në të 8-të fakultetet e tij. Por interesimi i studentëve, ka qënë tepër i ulët sa në shumë fakuletete gjuha shqipe nuk u hap fare si lëndë. Ka pasur fakultete ku kjo lëndë është zgjedhur vetëm nga 8 studentë, gjë që e bënte të pamundur hapjen e kësaj dege.
 
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania